Herë pas here të gjithë njerëzit janë të prirur për të dyshuar në lidhje me atraktivitetin e tyre. Në këto momente, ata fillojnë të kenë pasiguri. Nëse edhe ju po kaloni një periudhë të vështirë në jetë, këto shenja të vogla do t’ju vijnë në ndihmë për t’ju treguar se jeni më tërheqës sesa mendoni.
Njerëzit ju komplimentojnë rrallë.
A keni përjetuar një moment kur të gjithë sytë janë drejtuar nga ju pasi dukeshit jashtëzakonisht bukur, por askush nuk ju ka bërë një kompliment të vetëm? Me siguri jeni ndjerë jo mirë dhe keni filluar të dyshoni për pamjen tuaj të jashtme.
Mirëpo, kjo situatë është komplet e kundërta. Ju jeni të mrekullueshëm. Njerëzit që ju rrethojnë mund të jenë xhelozë ose thjesht nuk duan t’ju kushtojnë shumë vëmendje duke ju bërë komplimente. Mirëpo, kjo gjë nuk duhet t’ju demoralizojë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndiheni keq me veten tuaj.
Kur më në fund merrni një kompliment, ju duket jo i sinqertë.
Le ta shohim këtë problem nga ana tjetër: Ju komplimentojnë rrallë dhe kjo gjë duket pa emocion dhe me shaka. Gratë që komplimentohen rrallë, kur vjen ai momenti që marrin fjalë të bukura, ju duken jo të sinqerta. Mirëpo, ju duhet të veproni ndryshe: Duhet t’i falënderoni për komplimentin dhe t’i besoni për atë që thonë.
Të panjohurit përpiqen të bëjnë kontakt në sy me ju.
Është shumë e thjeshtë: Një shikim në sy përfundon me një buzëqeshje të vogël dhe më pas ndoshta edhe në miqësi ose në dashuri. Ju nuk duhet të keni turp ose nuk duhet të mendoni sikur po bëni diçka të gabuar nëse shikoni një djalë në sy. Nëse ai po ju shikon, kjo do të thotë se ai është i interesuar për ju.
Njerëzit ngrenë vetullat kur ju shohin.
Ngritja e vetullave ndodh automatikisht dhe pa vetëdije kur shohim një person tërheqës. Ju nuk mund ta vini re, por përpiquni të shihni me kujdes herën tjetër kur shihni dikë që mendoni se është tërheqëse. Pra, nëse njerëzit ngrenë vetullat kur ju shohin, kjo do të thotë se në sytë e tyre ju dukeni tërheqëse.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.