Ben Affleck deklaroi gjatë një interviste se nëse martesa e tij me Jennifer Garner s’do kishte përfunduar, me shumë mundësi “ai do ishte akoma i alkoolizuar”.
Pas këtyre komenteve rreth martesës me aktoren, 49-vjeçari është përballur me kritika të shumë dhe u detyra të sqarojë fjalët e tij. Në një intervistë për Jimmy Kimmel Live!, ai u shpreh se: “Kurrë nuk do të doja që fëmijët e mi të mendonin se unë do të thosha ndonjëherë një fjalë të keqe për nënën e tyre”. Çifti janë prindër të tre fëmijëve Violet, 16- vjeçe, Seraphina, 12 dhe djalit Samuel, 9-vjeç.
Aktori u shpreh se “ai mendonte që intervista e tij me Stern kishte qenë domethënëse dhe nuk e kuptoi se si ishin perceptuar komentet e tij deri sa u transmetua”, duke shtuar se disa dëgjues “e kishin bërë bisedën të dukej e kundërta e asaj që ai kishte thënë”, duke u fokusuar vetëm tek një pjesë e fjalëve të tij.
Ndërsa shpjegoi: “Unë thashë se sa shumë e respektojmë njëri-tjetrin, kujdesemi për njëri-tjetrin dhe fëmijët tanë, duke i vendosur ata në fokus”. Affleck shtoi se pjesa e intervistës që tërhoqi vëmendjen “e bëri të dukej një njeri i tmerrshëm, i pandjeshëm dhe budalla”.
“E kuptoj që jeta e ime personale mund të bëhet lajm ose fotot e mia mund të kthehen në “meme””, shpjegoi Affleck, por “se kur bëhet fjalë për familjen e time duhet të jem i qartë”.
Më pas vazhdoi: “Kjo nuk është e vërtetë. Është saktësisht e kundërta e asaj që jam, çfarë besoj”.
Gjatë intervistës së tij në Stern, Affleck foli për martesën e tij me Garner duke thënë se nëse do qëndronin së bashku “do kishin përfunduar duke i vendosur duart në fyt njëri-tjetrit”.
“Ndoshta do vazhdoja akoma të pija. Kjo ishte arsyeja përse fillova të pi, kisha ngecur në kurth. Unë mendoja ‘s’mund të ndahem për shkak të fëmijëve të mi’, por nuk isha i lumtur. Ndaj pija alkool dhe flija në divan, por nuk ishte zgjidhja”, tregoi ai.
Aktori ka shkuar disa herë në rehabilitim për varësinë nga alkooli gjatë viteve, përfshirë në 2001, 2017 dhe 2018. Affleck dhe Garner u martuan në vitin 2005 dhe u ndanë në 2015-ën përpara se të finalizonin divorcin e tyre në 2018.
Ai tha se bënë gjithçka që mundën për të mbajtur martesën e tyre të bashkuar, por thjesht nuk funksionoi.
“E vërteta ishte, se ne morëm kohën tonë. Ne morëm vendimin … U ndamë”, shpjegoi Affleck.
Ndërsa tani ish-çifti i bashkëshortëve kanë një marrëdhënie të mirë.
Burimi / PanoramaPlusOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.