Mirëqenie

December 19, 2017 | 10:19

Ndikimi i internetit në gjumin e adoleshentëve

Ekspertët theksojnë se fëmijët në adoleshencë kanë nevojë për nëntë orë  gjumë çdo natë për të qenë produktivë. Kur fjetja zgjat më pak se shtatë orë konsiderohet të jetë e papërshtatshme.

ID:171484550

ID:171484550

Hulumtuesit amerikanë nga Universiteti Shtetëror i San Diego të udhëhequr nga profesori Jean Touentz dhe Universitetit Shtetëror Iowa, shqyrtuan të dhënat nga dy studime kombëtare që përfshinin një total prej 360.000 adoleshentëve.

Në një studim të nxënësve të shkollave të mesme u pyetën se sa shpesh flinin të paktën shtatë orë, dhe në anën tjetër studentët u pyetën sa orë ata flinin mesatarisht çdo natë.

Analiza e kombinuar tregoi se 40% e adoleshentëve flinin në më pak se shtatë orë çdo natë në 2015, pra 58% më shumë se në 1991 dhe 17% më shumë se në vitin 2009.

Duke analizuar më tej të dhënat, studiuesit zbuluan se sa më shumë shpenzonin kohë  në internet, aq më pak flinin. Fëmijët të cilët ishin të lidhur në internet pesë orë në ditë kishin 50% më shumë gjasa të mos flinin mjaftueshëm se shokët e tyre, që nuk shpenzonin më shumë se një orë në ditë në internet.

Që nga viti 2009, përdorimi i pajisjeve të zgjuara elektronike si telefonat dhe tabletët kanë filluar të rritet ndjeshëm. Dhe studiuesit besojnë se kjo rritje është përgjegjëse për diferencën prej 17% midis 2009 dhe 2015 në përqindjen e adoleshentëve që flinin më pak se shtatë orë.

Përdorimi i pajisjeve inteligjente elektronike jo vetëm të vjedh orë gjumë, por drita e emetuar nga ekranet ndërhyn me ciklin me normal gjumë-zgjim.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top