Këshilla & Arsye

December 19, 2017 | 10:12

Puna në grup, a është vërtet strategjia më efikase?

Deri më sot na ka shoqëruar mendimi se puna në grup është e rëndësishme për efikasitetin dhe produktivitetin në një kompani.

Por a është vërtet kështu?

Natyrisht të bashkëpunosh, të ndërveprosh me kolegët, klientët apo drejtuesit është një aspekt i cili nuk mund të lihet tërësisht mënjanë, por ndoshta ju mund të reflektoni me kujdes për momentet në të cilat është e nevojshme ta bëni një gjë të tillë dhe kur është e nevojshme të punoni për interesin tuaj.

1

Puna në grup – është e drejtë të alternohet me momente vetmie

Teknologjitë e reja dhe zhvillimi ekonomik po i shndërrojnë kompanitë në “makina të të menduarit” në kërkim të zgjidhjeve krijuese që mund të çojnë drejt inovacionit dhe vlerës së shtuar. Për të arritur këtë objektiv është e rëndësishme të nxitet puna në grup paralelisht me punën në vetmi.
Punonjësit duhet të bëhen “mendimtarë”, të aftë për t’u thelluar në një çështje, duke nxitur aftësitë e veta të analizimit dhe imagjinatës krijuese, ndoshta duke lënë mënjanë teknologjinë dhe duke përdorur mënyrën e vjetër: një laps dhe një letër të bardhë. Falë kësaj metode, ata do të japin më të mirën gjatë punës në grup. Mendimet krijuese takohen, mendimet ballafaqohen dhe zgjidhjet bëhen më efikase dhe strategjike.

Të punosh në vetmi, disa arsye pse duhet bërë

Drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos, ka thënë se gjithë mbledhjet e tij të punës fillojnë me 30 minuta lexim në heshtje. Automatizimi tashmë është një realitet në të gjithë kontekstet e kompanive.
Kjo do të thotë që aktivitetet ekzekutive dhe ato rutinë do t’i besohen gjithnjë e më shumë makinerive.
Ndërsa njerëzve do t’u besohet detyra që të jenë analitikë, krijues, të japin zgjidhje dhe të sjellin ide të reja. Dhe për të kultivuar këto aftësi është e nevojshme që të punoni në vetmi.

Një tjetër aspekt që duhet të kemi parasysh lidhet me numrin e madh të inputeve që marrim nga bota e jashtme dhe për rrjedhojë është e vështirë të mbajmë lart nivelin tonë të përqendrimit. Puna në vetmi, duke qëndruar larg telefonit dhe email-it, duke u përqendruar ekskluzivisht në analiza e duke u thelluar, ju ndihmon të fokusoheni.

Në fund ju nuk duhet të nënvlerësoni fuqinë terapeutike të momenteve larg smartphone-ve dhe shpërqendrimeve, larg tensioneve dhe presioneve të çdo lloji.
Po, sepse jeta në një kompani është e vrullshme: mbledhje, telefonata, diskutime me kolegë – të gjitha këto momente ju krijojnë tension të vazhdueshëm.

Puna në grup është një element që duhet konsideruar gjithnjë efikas, por vetëm nëse ndërthuret me momente të vetmisë së plotë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top