FB

October 24, 2024 | 7:04

Ndikimi i mediave sociale në shëndetin mendor

 

 

Mediat sociale janë platforma dixhitale që njerëzve ua mundësojnë lidhjen dhe komunikimin në internet. Përmes platformave të ndryshme njerëzit mbajnë nga distanca lidhje private, me familjarët, shoqërinë, biznesin, gjithashtu mund të kenë qasje me informacione të ndryshme dhe të përdoren për shumë gjëra pozitive.

doruntina-grulajMegjithatë, është e rëndësishme të theksohet se mediat sociale kanë edhe aspektet negative në shëndetin mendor sidomos tek të rinjtë. Përdorimi i tepërt i mediave sociale nga të rriturit, adoleshentët, si dhe keq menaxhimi i tyree sidomos nga të rinjtë është duke dhënë edhe ekspozimin e tepërt të fëmijëve gjë që ndikon direkt në bullizim, ngacmime seksuale, dhunë psikologjike, ndryshim të shpeshtë humori, ndikon në vetëvlerësim, presion të rrethit shoqëror, rritje ankthi, stresi,depresioni e deri te vetëvrasja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin dhe rrezikshmërinë mbi përdorimin e mediave sociale se është në rritje sidomos tek të rinjtë evropianë, dhe se ata janë edhe në rrezik të zhvillimit të varësisë ndaj lojërave online. Varësia psikologjike ose e sjelljes nga platformat e mediave sociale mund të rezultojnë në funksione të rëndësishme negative në jetën e njeriut.

Mediat sociale që shpesh konsiderohen më të dëmshme për shëndetin mendor përfshijnë:

Facebook, instagram, twitter, tiktok, snapchat, këto lidhen më ndjenjën e krahasimit dhe ankthit, sepse përdoruesit shpesh e krahasojnë jetën e tyre me atë të të tjerëve, debatet negative qe shpesh ndodhin në këto platforma, nxisin urrejtje, në anën tjetër mund të krijojnë presion për të qenë i njohur duke bërë budallallëqe dhe gjëra të dëmshme që të tjerët i marrin si shembuj, dhe kinse gjëra argëtuese. Kështu që këto platforma mund të jenë të dobishme në disa aspekte, por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për ndikimet e tyre negative dhe të menaxhojnë kohën që kalojmë në to.

mediasociale

Për të shmangur stresin, depresionin, ankthin duhet që të menaxhojmë rrjetet sociale në mënyrë sa më pozitive, duke mos krahasuar veten me të tjerët, duke bërë përzgjedhjen e miqve, duke pasur fokusin tek vetja për të ndarë momente pozitive dhe arritje të jetës, gjithmonë duhet pasur kujdes të shtuar sepse postimet duhet të jenë të përzgjedhura dhe jeta private të mos jepet sepse ka shumë postime që nuk tregojnë realitetin, secili njeri haset në probleme dhe vështirësi, ne duhet ta pranojmë veten ashtu siç jemi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top