Në dimër jemi të gjithë të ekspozuar ndaj të ftohtit, uljes së humorit, gjendjes së gjumit, mungesës së dëshirës për aktivitet fizik, por a është e mundur t’i parandalojmë dhe ta kalojmë këtë sezon në mënyrë të qetë dhe të shëndetshëm? Stina e dimrit është ajo periudhë e vitit, ku shumicën e kohës dëshirojmë ta kalojmë në ngrohtësinë e shtëpisë dhe të qëndrojmë komod, duke hequr dorë nga shëtitjet apo aktivitetet fizike. Pra, dimri gëzon lavdinë e tij të plotë! Por, nuk duhet të harrojmë se është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të shëndetshëm, në formë të plotë fizike, si dhe të tregojmë kujdes nga sëmundjet.
Disa këshilla të thjeshta
Flini mirë
Mes këshillave të para është me siguri ajo e të pushuarit mirë, sepse një gjumë i mirë ju ndihmon të përballoni mirë ditën, të jeni më të kujdesshëm dhe mbi të gjitha më të fortë, jo vetëm në nivel psikik, por edhe në nivel fizik. Nata gjatë dimrit është më e gjatë, ndaj përpiquni të flini 7-8 orë. Orët e humbura ju bëjnë irritues dhe nervoz.
Mbroni sistemin imunitar
Sistemi imunitar duhet mbrojtur, ja përse është e rëndësishme të njohësh mirë ushqimet, të cilat mund të jenë veçanërisht të duhurat, të pasura me kripëra minerale, vitamina dhe substanca antioksiduese. Në këtë sezon, frutat dhe perimet na falin vitamina dhe substanca antioksiduese për të rritur mbrojtjen imunitare.
Shmangni jetën sedentare
Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin, stimulon trurin dhe e qetëson si dhe largon toksinat e tepërta. Jeta sedentare është një ndër armiket, e cila duhet luftuar për të evituar obezitetin, tretjen keq të ushqimit etj. Mundohuni të shëtitni të paktën gjysmë ore në ditë. Kjo do të forcojë sistemin tuaj nervor, do të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë. Aktiviteti fizik duhet bërë në bazë të orëve të lira, por dhe sipas mundësive. Për shembull: qëndroni në formë duke shëtitur qenin, vraponi me të ose luani, apo shëtisni me biçikletë, shkoni në palestër. Me pak fjalë, alternativat janë të shumta dhe të ndryshme. Me pak vullnet të mirë, dimri mund të jetë i këndshëm dhe mbi të gjitha i shëndetshëm!
Vishuni me rroba të ngrohta
Dimri ka trokitur në derë dhe era ka filluar të fryjë e ftohtë. Një veshje e rehatshme, shall, dorashka, kapele, pallto apo xhup i ngrohtë, këpucë të përshtatshme janë të rëndësishme për të mbrojtur trupin tuaj nga efektet e ashpra të motit të thatë dhe të ftohtë.
Mbani konstante temperaturën e ambienteve të brendshme
Kujdesuni për izolimin e mirë të dritareve dhe dyerve për të zvogëluar humbjet e nxehtësisë me materiale të ndryshme izoluese. Temperatura ideale është 22-27 gradë C. Ajri shumë i ftohtë dhe shumë i thatë në shtëpi mund të jetë me pasoja për shëndetin tuaj. Ajrosni ambientet e brendshme disa herë gjatë ditës për të siguruar lagështinë e duhur, si për rrugët e frymëmarrjes, edhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi.
Thithni rregullisht ajër të freskët
Mundohuni të shëtisni të paktën gjysmë ore në ditë. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm, por sporti kryesor gjatë dimrit është ecja, sidomos kur është ftohtë jashtë.
Qeshni sa më shumë
Qëndroni pranë njerëzve të dashur. Buzëqeshja dhe e qeshura dërgojnë sinjale në trupin tuaj që ju të jeni të lumtur e të kënaqur dhe kjo ka një efekt pozitiv në humor dhe sistemin imunitar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.