Lifestyle

December 18, 2017 | 15:36

“Unë jam shqiptar”, çelet ekspozita në Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit

“Unë jam shqiptar”. Edhe në ditët më të vështira që ka përjetuar kombi, sërish gjithkush që ka marrë një çantë krahëve dhe ka kapërcyer kufirin për të mbërritur në tokën e huaj, është shprehur me një krenari të ligjshme: “Unë jam shqiptar”.

personalitetePër të përkujtuar këta njerëz, që gjithsesi mbeten promotorë të ekonomisë dhe ambasadorë të shoqërisë shqiptare në vendet e tjera, në Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit çelet ekspozita me logon “Unë jam shqiptar”. Iniciativa për të zhvilluar një veprimtari të tillë mbetet e Ministrit të Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë ekspozitë me pjesëmarrje të gjerë, nuk munguan as përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.

doriNë fjalën e tij të rastit, Drejtori i Muzeut Kombëtar Dr. Dorian Koçi tha: “Diaspora shqiptare është e pranishme kudo në botë. Në çdo kohë veprimtaria ekonomike e emigrantëve shqiptarë mbeti një faktor i rëndësishëm ekonomik në buxhetin e familjeve të tyre. Diaspora ka bërë përpjekje të mëdha për t’u integruar në jetën ekonomike, politike dhe kulturore të vendeve ku ka emigruar. Ajo shërben gjithashtu, si urë lidhëse ndërmjet vendit amë dhe vendeve pritëse. Në shumë nga vendet mikpritëse emigrantët kanë themeluar shoqatat e tyre.

inva-mulaMë pas fjalën e mori Inva Mula, si përfaqësuese e emigracionit shqiptar. “E lashë Tiranën para 27 vitesh dhe ndoqa ëndrrën time në Paris. Pas meje erdhën dhe shumë artistë të tjerë të shkëlqyer që kanë bërë karrierë në skenat botërore. Dhe të gjithë jemi krenarë që jemi shqiptarë”, tha mes të tjerash sopranoja e famshme.

erion-veliajKryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj që foli në fund, gjithashtu e vlerësoi punën e emigrantëve shqiptarë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit. “O sa mirë me qenë shqiptar”, nuk do të thotë të punosh vetëm në Shqipëri. Emigracioni na ka definuar si një komb kozmopolit, dhe sot kjo gjë është një aset”, tha Veliaj i cili shtoi më pas se edhe ai vetë ishte produkt emigracioni.

Më pas të pranishmit, nëpërmjet një ekrani të madh, ndoqën një video ku ishin montuar përshëndetjet e emigrantëve shqiptarë nga shumë qytete të botës.

eri-e-te-huajEmigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëzor dhe në thelb është shprehja e dëshirës dhe vendosmërisë së individit për të dalë mbi vështirësitë, duke shpresuar dhe projektuar një jetë më të mirë për veten dhe familjen. Krahasuar me popullsinë në vendin e origjinës, migracionit shqiptar mund të krahasohet si ndër më të mëdhenjtë në botë.

njerezNë ekspozitë pasqyrohen periudhat e migrimit të shqiptarëve, personalitetet më me emër të diasporës shqiptare, të cilët punuan fort për të mbajtur lart emrin shqiptar dhe nuk e harruan kurrë vendlindjen e tyre, sepse, edhe pas shumë vitesh larg atdheut, thonë me krenari: Unë jam Shqiptar.

Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës më të lavdishme të shqiptarëve por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar. Ekspozita përmban foto të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, foto të arvanitasve dhe Rilindësve shqiptarë. Fotoja e emigrantit të parë në SHBA është një çast i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar më fotografi të shoqërive të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë. Pjesa tjetër e ekspozitës, por jo më pak e rëndësishme, prezantohet nëpërmjet fotografive nga personalitetet e suksesshme shqiptarë në vendet e emigrimit të tyre.

emra

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top