FB

April 13, 2021 | 8:36

Ndiq arsyetimin tënd me zemër, drejtësia duhet të vijë nga brenda jush

 

Mundohuni të kuptoni dhe t’i bëni të vlejnë mendimet dhe pozicionin tuaj, por më pas, nëse shihni se nuk ka mundësi për t’u kuptuar, braktiseni luftën. Përndryshe, ajo shnërrohet në një betejë të egos, që të thotë se duhet të kesh të drejtë, se domosdoshmërisht duhet të fitosh dhe t’i dëshmosh tjetrit se je në anën e duhur.

1

Nëse tjetri nuk e kupton pas diskutimit të parë, të dytë apo të tretë, tërhiquni! Nuk do ta kuptojë edhe nëse i bërtisni, e fyeni, e kërcënoni, godet këmbët, i shkul flokët. “Po atëherë ku është drejtësia?” do të pyesni …

Drejtësia duhet të jetë brenda jush: duhet të ndiheni të fortë në mendimet tuaja, duhet të jeni të sigurt për ndjenjat tuaja dhe pastaj herët a vonë do të vijë momenti kur ajo do të shfaqet edhe jashtë.

Por nuk duhet të jetë siguri e egos, por e zemrës, ju rekomandoj, ka shumë ndryshim në terma energjikë.

Nëse, nga ana tjetër, merrni përsipër qëndrimin e viktimës, kjo nuk ndodh, keqtrajton, sepse qëllimet tuaja ishin të ndryshme, nëse ankoheni për bla bla-të e tjera… ja pra, keni rënë pre e egos.

Kur gjërat thjesht nuk rrjedhin ashtu si dëshironi, pranoje! Duhet të jetë kështu!

Edhe nëse je në anën e duhur, edhe nëse dukshëm del i mundur, edhe nëse duket se gabimi është i juaji… Pranoje!

Puno brenda vetes për të ruajtur besimin dhe vlerat tuaja, për të përqafuar përvojën e dhimbshme, për të akomoduar ndjenjën tuaj të frustrimit.

Vazhdoni të jetoni, të realizoni projektet tuaja, jetën, qenien tuaj.

Mos u ndal në zemërimin dhe inatin e asaj situate.

Jetoni sikur ajo përvojë të ishte njëra nga shumë të cilat po përjetoni.

Do të keni shansin të shihni se nganjëherë gjërat gjithashtu po lëvizin përtej kontrollit tonë.

Vazhdo të mbash dritën tënde dhe do të vijë koha kur kush do ta shohë, do ta shohë…

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo Studiamo Lucia Goldoni, psikologe

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top