Këshilla & Arsye

February 3, 2018 | 10:27

Ndiqni këto rregulla para se të vizitoni një të sëmurë!

 

Ndodh shpesh që kur kemi një të afërm sëmurë, aq më tepër të shtruar në spital, t’i shkojmë për vizitë për ta parë apo shoqëruar. Mirëpo para se të bëjmë këtë duhet të marrim parasysh:

1-Të mos jeni të sëmurë për vete

Pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar në spital e ka sistemin imunitar të dobësuar. Kjo nënkupton që është më shumë i ekspozuar ndaj baktereve e infeksioneve. Ndaj nëse je me kollë, ftohje, ose më keq akoma me temperaturë, duhet ta shtysh vizitën pasi të jesh shëruar. Në këtë rast mund të bësh një telefonatë ndaj personit që është në spital, pasi në këtë mënyrë eviton që t’ia kalosh sëmundjen tënde pacientit apo personelit të spitalit.

Po ashtu, nuk këshillohet që të marrësh me vete gjatë vizitës fëmijët nën moshën 13 vjeç, pasi duke mos pasur një sistem imunitar të fortë sa ai i një të rrituri, ai me shumë mundësi mund të sëmuret.

Këshillë tjetër është që të lani ose të dezinfektoni duart gjithnjë para se të hyni e kur të dilni nga dhoma e një pacienti.

2-Mos çoni lule të freskëta, ushqime, bimë ose fruta

Për pacientët e sëmurë rëndë, kontrolli i infeksioneve është vendimtar, ndaj në tabelën e spitalit ndalohet që një mysafir të fusë brenda lule të freskëta, bimë ose fruta. Në fakt, përmes poreve mund të sjellin infeksione për pacientin. Edhe ushqimi jo i shëndetshëm është i përjashtuar, sepse shumë pacientë duhet t’i përmbahen dietave rigoroze.

3-Mos tregoni eksperienca negative

Një person i shtruar është mjaftueshëm i shqetësuar ndaj nuk ka nevojë që të alarmohet më tepër duke i treguar histori të trishtuara pacientësh të tjerë  (që ndoshta edhe nuk ia kanë dalë mbanë). Në të njëjtën mënyrë, t’u japësh pacientëve lajme të këqija për botën e jashtme, kontribuon vetëm për t’i bërë ata edhe më të pafuqishëm e të pambrojtur.

Më mirë do të ishte që të bëheshin biseda për çështje personale që i interesojnë pacientit dhe për projektet e tij pas daljes nga spitali.

4-Moserrni me vete veshje, jastek më e batanije

Spitali është ambienti i mbushur me mikroorganizma që sigurisht askush nuk ka dëshirë t’i marrë me vete. Por kjo gjë në fakt është e garantuar se do të ndodhë me pacientët që marrin me vete veshje, jastekë apo batanije dhe më pas i rimarrin me vete në shtëpi kur dalin nga spitali. Nëse pacienti ka nevojë për veshje apo mbulesa ekstra është më mirë që t’ia kërkosh personelit të spitalit.

5-Mos flit në emër të pacientit

Në përgjithësi, një person i shtruar në spital nuk ka nevojë për dikë tjetër që t’i marrë “detyrën” e tij në marrëdhëniet me mjekët e infermierët sepse është në gjendje që të shprehë mendimet e tij, e të shprehet se si ndihet ashtu sikurse edhe t’u përgjigjet pyetjeve që i bëhen, si për shembull, sa i përket simptomave, përmirësimeve apo dhimbjeve që ndjen.

6-Mos iu drejto stafit në mënyrë agresive

Kur sheh një person të dashur në krevatin e spitalit që vuan, është një sprovë e vështirë por të kapesh me mjekët dhe infermieret është sjellja më e gabuar sepse personeli duhet të ketë mundësinë të bëjë punën e tij para se t’i japë “llogari” familjarit.

7-Mos hani në pjatat e të sëmurit

Nëse personi i shtruar nuk e përfundon ushqimin e tij, tendenca është që familjarët apo ata që kujdesen për të ta përfundojnë atë me qëllim që ushqimi të mos shkojë dëm.  Por kjo është diçka që nuk duhet bërë absolutisht sepse pjata bosh mund të “mashtrojë” stafin e spitalit duke e bërë të besojë se pacienti po ha në mënyrë të rregullt kur në fakt nuk është kështu.

8-Mos u bëni emotivë në mënyrë të tepruar 

Kush mendon se nuk ia del të mbajë emocionet ose lotët kur flet me dikë të dashur që është i shtruar në spital, do të ishte mirë që të shoqërohej me një mik tjetër gjatë vizitës, që e pret jashtë derës, i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen e duhur kur të dalë nga dhoma e pacientit. Në këtë mënyrë do të evitohet stresi i panevojshëm dhe i dëmshëm për pacientin.

9-Respektoni pacientët e tjerë në dhomë

Jo të gjithë pacientët kanë dhomë më vete, ndaj vizitorët duhet të sillen në mënyrë të edukuar dhe të respektueshme ndaj të shtruarve të tjerë që janë në dhomë, duke folur me zë të ulët dhe duke mos i zënë hapësirat e përbashkëta.

10-Mos rrini gjatë

Pasja e mbështetjes nga miqtë e familjarët është e rëndësishme për pacientët por ata duhet të kenë edhe mundësinë që të pushojnë, duke qenë se duhet të ngrihen periodikisht gjatë ditës për analiza e teste. Kjo është një arsye më shumë për të kufizuar kohën e qëndrimit dhe numrin e vizitorëve.

Burimi / http://www.scan-tv.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top