Si mund të arrij paqen e brendshme? Një pyetje e arsyeshme për çdo person. Në këtë moment të jetës së njeriut, individi bombardohet me stimuj.
Televizioni, mediat sociale, njerëzit, shoqëria. Gjithkush dhe gjithçka ofron një mori stimujsh që grumbullohen në shpirtin e njeriut si një det i stuhishëm. Pra, si mund t’i shpëtojë njeriu kësaj stuhie?
Një mënyrë për të përballuar është të mbyllësh gjithçka dhe të lidhesh me natyrën. Njeriu ka nevojë për lidhje me natyrën. Aty është rritur, aty janë gjenet e tij. Qetësia e shushurimës së gjetheve nga pemët teksa i fryn era, dallgët që përplasin rërën dhe gurët në një plazh janë gjithçka që nevojitet për të qetësuar shpirtin e njeriut.
Bëni atë që ju pëlqen vërtet. Një mënyrë tjetër që një person të gjejë paqen e brendshme është të bëjë gjëra që i pëlqejnë. Pavarësisht se sa fëminore, të sofistikuara apo të pazakonta mendoni se janë gjërat që dëshironi të bëni, thjesht bëjini ato. Përveç kësaj, në fund të ditës, jeni ju dhe vetëm ju. Vetja që do t’ju mbajë shoqëri për një jetë. Kështu që kujdesuni për të në mënyrën më të mirë të mundshme. Për të mbajtur të qetë detin e mendjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.