Njerëzit të cilët ndjekin pasionet e tyre në moshën 40-50 vjeç, kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundja Alzheimer. Studiuesit gjetën se ata që ndiqnin pasionet e tyre në moshë të mesme kishin kujtesë më të mirë.
Hulumtuesit nga universitetet e Edinburgut dhe Heriot-Watt testuan më shumë se 500 persona. Ata që kanë marrë pjesë në aktivitete të kohës së lirë në moshën e mesme kanë pasur një nivel më të lartë në aftësitë e të të menduarit në pleqëri.
Studimi mund të ndihmojë njerëzit të marrin vendime për mënyrën sesi të mbrojnë aftësitë e tyre të të menduarit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.