Marrëdhënie

January 21, 2017 | 8:10

10 këshilla për të nisur mbarë marrëdhënien në çift

Manjola Baçi Psikologe klinike

Manjola Baçi
Psikologe klinike

Është një nga prioritet tona që të duam, një marrëdhënie e mirë. Për një pjesë marrëdhënia e tyre ka qënë shumë pozitive, e mbushur me dashuri e vëmendje, një pjesë tjetër janë ende të zëmëruar. Që të ndihemi mirë dhe në paqe me veten, ndiq këto këshilla:

  1. Të mos na përndjeki zëmërimi i herës së fundit, që kemi shkaktuar partneres/rit, por të gjejmë zgjidhje për të mos u bërë përsëritës, brengës, që nuk gjen rrugën e zgjidhjes, por të pajtimit.
  2. Të ndryshojmë sjelljen, kur ajo bëhet shqetësuese për marrëdhënien, kjo do shihet shumë pozitive, jo kompromentuese për personalitetin.
  3. Të gjejmë kohë për të kaluar së bashku me parteren/rin, kështu do të kemi më shumë kohë për të njohur njëri-tjetrin dhe të vlerësojmë ato detaje që duken si të  parëndësishme.
  4. Ndarja e përgjegjësive, një tregues për të përmirësuar bashkëpunimin dhe respektin.
  5. Për çdo pakënaqësi që keni në marrëdhënie, thjesht thuajini se çfarë ju trishton, kështu mbani nën kontroll zëmërimin dhe zënkat.
  6. Mos lini pas dore veten tuaj, duke u përfshirë në jetën profesionale, do jeni më pak të lumtur dhe të dashuruar.
  7. Dashuroni pjesën më të mirën tuajën dhe të partnerit, kështu pjesët e tjera mbeten për kompromis.
  8. Thonë që njeriu duhet të mbajë secrete në një marrëdhënie, por jo, pasi rrezikon të humbësh veten dhe parteneren/rin. Ndaj nëse keni, rrëfehuni.
  9. Pse jo ndryshim për stilin e jetës, do ishte përmirësim dhe përkushtim, ndaj kësaj zgjedhjeje që bëjmë.
  10. Për të përmirësuar marrëdhënien, mjafton dashuria, përkushtimi, toleranca dhe besimi që jeni të duhurit për njëri-tjetrin, në të kundërt abortoni këtë ngjizje sa jeni në kohë, për të mos sjellë dështime të tjera.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top