Këshilla & Arsye

August 8, 2016 | 11:40

Ndjeshmëria e nënës përmirëson gjuhën te fëmijët që nuk dëgjojnë

Ndjeshmëria dhe dashuria e nënës mund të kenë një ndikim pozitiv në gjuhën e një fëmije që nuk dëgjon. Këtë e tregon një studim i ri i bërë nga psikologia Alexandra Quittner në Universitetin e Majemit. Rezultatet tregojnë se mamatë që shfaqin më shumë dashuri te fëmijët e tyre me probleme me dëgjimin, kanë ndikim pozitiv në zhvillimin e gjuhës së tyre të komunikimit. Fëmijët e trajtuar me më shumë ndjeshmëri kanë zhvillim më të shpejtë krahasuar me moshatarët e tyre që kanë të njëjtin problem. “U habitëm shumë kur zbuluam se ndjeshmëria e nënës ka një ndikim kaq të madh dhe kuptimplotë në mënyrën e të folurit te fëmijët që nuk dëgjojnë”, – ka shpjeguar Quittner në studimin e botuar në Journal of Pediatrics.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top