Mirëqenie

August 8, 2016 | 12:09

Epidamni, një verë ndryshe me “Festivalin e Artit të Muzave”

Teatri është ajo fuqi që të bën të përjetosh ndjesi të pafundme, njëherësh, ai vend i sigurt për të cilin ke nevojë të ndihesh i tillë. Jo pa qëllim, ky edicion i parë i këtij eventi artistik, mori udhën e një rrugëtimi që sikundër Festivali i Butrintit, do të përcjellë të njëjtat emocione për publikun artdashës. “Festivali i Artit të Muzave”, siç është cilësuar në nisjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm teatror, duket se po ia arrin qëllimit të tij në skenën e ngritur në Amfiteatrin e Durrësit. Nismëtarja dhe ideatorja e këtij aktiviteti kulturor, regjisorja Driada Dervishi ka marrë përsipër një iniciativë të guximshme, duke projektuar një sezon ndryshe për pushuesit e bregdetit. Ky festival do të finalizohet deri në 20 gusht, si një mundësi e mirë për t’u relaksuar. Pas startin me shfaqjen “Doktor Shuster” të teatrit të Korçës, “Andon Zako Çajupi”, axhenda e këtij festivali veror do të vijojë në 11 gusht me “Një jetë me ty”, komedi me autor e regji Erion Kame; 12, 13 dhe 14 gusht me “Binjakët”, komedi premierë e Plautit, nga teatri “Aleksandër Moisiu”; në 16 gusht me “Muzat e Epidamnit”, Performancë me regji të Adelina Mula. (Banjat termale nën teatrin “A. Moisiu”); në 18 gusht me “Epidamn Film”, “Ana”, skenari dhe regjia Ajola Daja, “Mëngë Këmishe”, skenari dhe regjia Suela Bako, “Buka”, skenari dhe regjia Blerta Kelmendi, “Humanisti i heshtur” premierë, skenari e regjia Merita Çoçoli, Dinastia “Tedeschini”, skenari Vali Qyrfyçi e Rovena Rrozhani, regjia Anila Varfi dhe në 20 gusht me “Edhe unë jam një vepër arti”, ekspozitë fotografike e artistes Soela Zani, në bashkëpunim me “Down Syndrome Albania”.

Për herë të parë, shoqata “Eja në Teatër” e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Durrësit, organizoi festivalin veror “Verë në Epidamn“.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top