Shkova të kërkoj origjinën e fjalës ndjeshmëri: një fjalë e përbërë nga folja “sentio” (të ndiej) dhe emri “habilitas” (gjendje, qëndrim). Ndjeshmëria është aftësia për t’u ndjerë. Por e bukura është se për Latinët kjo ishte një habilitas, një aftësi, një pajë, një talent, një forcë, diçka pozitive që zotëron, që ka brenda (habilitas nga ana tjetër rrjedh nga folja habeo), pothuajse një vetëdije të vetvetes.
Dhe për ne ?
Që kur ndjeshmëria ka pushuar së qeni një virtyt për ne dhe është bërë një mungesë, një dobësi, një defekt?
Që kur ndaloi së qeni një habilitas dhe në vend të kësaj u bë krejt e kundërta, një lloj “paaftësie” për të qëndruar në botë?
Përgatiti Orjona Tresa / Nicole – “Ossimoro Tossico”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.