Duket sikur ëndrra e Musa Baculit për të jetuar u realizua falë ndihmës së Zotit dhe zemrës së madhe të shqiptarëve që kontribuan për të. Sfidat për rikuperimin e plotë mbeten shumë të mëdha. Musai u nis para disa ditësh për kurim në një spital të specializuar ku u opera në Xhenova të Italisë.
Historia e 15 vjeçarit Musa Baculit nga Shkodra i cili mrekullisht u shpëtua dhe jetoi pasi u mbyt në lumë preku shumë shqiptarë. Më herët Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri vizituan Musain në spitalin rajonal të Shkodrës, ku u bënë thirrje shqiptarëve për të shpëtuar jetën e 15 vjeçarit.
Pasi shuma e kërkuar nga spitali në Xhenova u mblodh, Musai u nis drejt Italisë ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses. Lajmin e dha në studio Elvis Naçi. Pranë tij është e ëma dhe të dy bashkë kanë një mesazh falënderues për shqiptarët nga spitali i Xhenovës. Mrekullia ndodh përsëri, pasi Musai ka filluar të flasë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.