Këndi i të rinjve

December 28, 2018 | 9:11

Nga Argjentina Hadri / Jeto me guxim, për të realizuar ëndrrat!

Nga Argjentina Hadri, psikologe

Me kohë e kam kuptuar se e vetmja formë për të njohur veten është të guxosh. Kur them të guxosh, tingëllon pak e frikshme, por pikërisht aty ke mundësinë ta njohësh veten sa këmbëngulëse je në atë që do, edhe nëse rruga jote do jetë e mbushur me sfida.

Ndoshta do paraqiten pengesa rrugës, por e di që nuk do kenë rëndësi, sepse dëshira për të arritur atë që dua është më e madhe se frika për të mos guxuar.

Çdo pengesë dua ta kthej në petale trëndafili në mendjen time, nuk dua që ëndrrat të mbesin të shkruara në një copë letër apo t’i kthej si ritual të netëve të mia që të lutem për t’i realizuar. Gjysma e rrugës është e realizuar nëse vërtet e di se çfarë do nga vetja. 

Çdo minutë është një mundësi për të arritur aty ku vërtet ke qëllimin dhe çdo minutë i humbur e ngushton horizontin, duke na bërë të mendojmë se jemi mirë kështu si jemi. Por dihet se çdo njeri ka një ëndërr brenda tij, prandaj guxo ta prekësh rrugën e ëndrrave dhe qëndro i fortë para çdo vështirësie, ikja nuk është zgjidhje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top