FB

July 6, 2023 | 7:30

Ndonjëherë, mbetemi peng të një premtimi, ose të një rregulli kulturor “të përcaktuar si i drejtë”

Ndonjëherë jemi shumë afër një ëndrre, por e lëmë atë të shkojë. Ndonjëherë heqim dorë, sepse ashtu na mësuan që “nuk duhet” dhe “nuk mundemi”. Ndonjëherë, atë që shpirti ynë e ndjen si më të mirën, e kupton dhe sërish nuk kthehet mbrapa nga frika sesi na gjykojnë të tjerët.

arta-llana-psikologe-klinikeNdonjëherë, vazhdojmë me gjërat që nuk duam pasi ego na detyron të luftojmë me vetveten, duke na futur në kurthin e lojës për të mos qenë “dështak”.

Ndonjëherë, jemi shumë afër gjithçkaje që do donim, por e gjitha shkërmoqet kur nuk ndjekim intuitën, por fillojmë me kalkulime  mendimesh.

Ndonjëherë i lëmë ditët të shkojnë, duke rendur pas gjërave të kësaj bote.

Ndonjëherë, mbetemi peng të një premtimi, ose të një rregulli kulturor “të përcaktuar si i drejtë”.

Ndonjëherë, ndonjëherë … “the crossed STARS” (YJET e kryqëzuara) – që i humba!

oKështu do i quaj unë të gjitha gjërat e bukura që i lamë të na iknin nga kjo jetë…

Por, unë sërish besoj në diçka magjike, në diçka të pastër e të kulluar, të cilën e dinim mjaft mirë brenda thellësisë së shpirtit tonë kur ishim fëmijë, dhe e ndryshuam atë gjatë rrugës, por nuk e humbëm kurrë.

Unë ende besoj…

Refleksioni im këtë mëngjes, duke ecur anës oqeanit, e duke humbur në mendime…

Të gjithë mund të shtojnë këtu diçka.

 

Arta Llana

New York

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top