FB

January 13, 2023 | 9:37

Ndryshimet jetësore të moshave / Ne nuk jemi ata që jemi, por vetëm ajo që të tjerët shohin tek ne!

 

Ndryshimet jetësore për individë të ndryshëm janë të ndryshme. Kjo shihet apo evidentohet nga rezultatet e moshës kronologjike, ose i ndryshimeve specifike biologjike (rezultat qe ka bindje te pakta), nga forca personale, sociale dhe kulturore (rezultat mjaft i përcaktuar dhe bindës). Ndryshimet konstatohen se të rriturit kanë shume pak gjëra të përbashkëta me moshat e adoleshencës që jetojnë, mendojnë e veprojnë në të njëjtën kohë. Në këtë kontekst mund të themi se në moshën e rritur pa stade të prera apo zhvillime fizike të përmasave shumë të vogla.

 

Nga Prof.Assoc.proc.Ilia.S.Larti

Por gjithsesi këtu ka dhe gjëra të përbashkëta mjaft të rëndësishme dhe mjaft të përcaktuara nga ana sociale si p.sh: ciklet familjare dhe të karrierës, qe vijnë si rrjedhojë e roleve dhe marrëdhënieve midis pjesëtarëve të një familjeje, sikurse dhe si autor i një profesioni, komuniteti apo shoqërie të cilat përjetohen dhe manifestohen nga te rriturit. Në këto marrëdhënie disa ndodhi janë normative dhe disa te tjera jo normative.

e-3

1.Normative, quhet një ndodhi që ndodh, shfaqet, zhvillohet dhe ka efekte gati të njëllojta për shumicën e njerëzve të një grupi. Ndodhitë normative janë të natyrës moshore dhe historike. Këto lloj ndodhish i japin karakteristika të përbashkëta moshës së rritur. Këtu përfshihen:

Për njerëzit e një grupi të dhënë ndikimet normative moshore janë shumë të ngjashme. Sipas studimeve dhe hulumtimeve të bëra. Këto ndodhi te pjesëtarët e grupit, zakonisht nuk përjetojnë intensitet të lartë stresi (si p.sh. martesa, lindja e fëmijës së parë, fillimi i punës, pas mbarimit të shkollës etj.)

Ndikimet normative historike, janë të njëjta për një grup njerëzish që përjetojnë një eksperiencë të njëjtë historike p.sh. një grup njerëzish që rriten në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë (ndodhi të tilla janë: luftërat, krizat ekonomike, ndryshimet e thella shoqërore etj.)

2.Ndodhitë jonormative, janë ndodhi jo te zakonshme që kanë një ndikim të fuqishëm në jetën e njerëzve. Ato mund të jenë ndodhi tipike që ndodhin në kohë jo tipike si psh., të bëhesh baba në moshën 60-vjeç, fitimi i një lotarie, të pësuarit e një aksidenti, humbja e vendit të punës. Këto janë ndodhi, zakonisht të pa parashikuara dhe nuk janë të njëllojta nga shkarkimi i emocioneve me ndodhitë e tjera. Këto lloj ndodhish shkaktojnë nivel të lartë stresi dhe lenë mjaft pasoja psikologjike te njerëzit për një kohe relativisht të gjatë në depresion.

3.Ndikimet kontekstuale. Këto lloj ndikimesh janë të rëndësishme për zhvillimin e moshës së fëmijërisë. Por më shumë të rëndësishme janë në zhvillimin e moshës së rritur, kur drejtimet e jetës fillojnë të diferencohen dukshëm në krahasim me fëmijërinë dhe adoleshencën.

e-4

Kuptimet e moshës

Mospërputhje mund të ketë midis moshës kronologjike dhe faktit se si personi ndihet dhe vepron. Njerëzit e moshës së rritur të hershëm ndihen, demonstrojnë dhe mbrojnë stadin e moshës së tyre, ndërsa ato të moshës së mesme dhe të vjetër priren të ulin vitet moshore për tu ndjerë më të rinj sesa janë në fakt. Më të prirurit e kësaj moshe janë ata që ana fizike i tregon me të rinj, kur ata s’kanë thinja, s’kanë kërrusje, lëkurën e fytyrës e kanë të shtrirë e pa rrudha etj.

Vetja e pamoshuar është një term i përdorur për të përshkruar perceptimin se vetja mbetet e njëjtë, pavarësisht moshës kronologjike dhe ndryshimeve fizike. Disa njerëz shume të vjetër ndihen si njerëz shume te rinj, ndonëse banojnë në një trup të vjetër. Në këtë kontekst mjaft psikologë thonë se njeriu moshohet në disa mënyra të cilat nuk janë gjithmonë në sinkron me njëra-tjetrën. Këta psikologë me studimet e tyre kanë arritur të dallojnë disa lloje moshash si:

 

  • Mosha kronologjike (numri i viteve të një personi), ka në vetvete një kuptim jo të rëndësishëm.
  • Mosha funksionale (është një njësi matëse që tregon se si një individ mund të funksionojë në një mjedis fizik dhe social në krahasim me individ që kanë një moshë kronologjike të njëjtë me të).

e-1

Komponentët e moshës funksionale janë:

Mosha biologjike | Ana biologjike e kësaj moshe ka të bëjë me pozicionin e mësipërm në lidhje me jetëgjatësinë e pritshme. Kjo varet dhe ndodh sipas individëve duke mos qenë e njëllojtë psh., një 30-vjeçar që vuan nga një sëmundje e rendë e pashërueshme, i cili e di dhe e ndjen se do të vdesë pas disa kohesh, ndryshon nga një 30-vjeçar tjetër, që është i shëndetshëm, i forte dhe pret që të jetojë edhe 45 vite të tjera.

Mosha sociale | Ana sociale e kësaj moshe ka të bëjë me statusin aktual të një individi në lidhje me normat sociale. Mund që njëri të jetë 40-vjeç e i martuar, por ka dhe fëmijë, por nga ana tjetër mund të jetë dhe një njeri tjetër, i cili është po 40-vjeç, i pamartuar dhe bën jetë donzhuani.

Mosha psikologjike |Ana psikologjike e kësaj moshe ka të bëjë me aftësitë aktuale të një individi, për t’iu përshtatur dhe për të përballuar kërkesat sociale dhe mjedistare. Mosha psikologjike përfshin elemente të tille si: inteligjencën, aftësitë për të mësuar, shprehitë motorike, ndjenjat dhe motivet e tjera.

 

Stadet e fëmijërisë deri në adoleshencë

Fëmijë: është djali dhe vajza, në moshën deri 3-11 vjeç, organizëm që rritet dhe zhvillohet dhe që pëson ndryshime të mëdha sasiore dhe cilësore. Fëmija është një tërësi psiko-fizike ku si rregull, zhvillimi fizik dhe ai psikik janë të sinkronizuara.

Sipas moshës fëmijëria ndahet:

Faza e parë: Mosha e fëmijërisë nga lindja deri në 3 vjeç. Mosha parashkollore nga 3-6 vjeç. Mosha e re shkollore nga 6- 11 vjeç.

Faza e dytë: Kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur: Preadoleshenca, adoleshenca e hershme, dhe ajo e maturuar. Kalimi nga paraadolishenca në adoleshencë bëhet: Te vajzat në moshën 12 vjeç. Te djemtë 13-14 vjeç.

Sipas studimeve të kohëve të fundit të bëra nga psikologjia, kufijtë e adoleshencës shtrihen nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit. Shumica e fëmijëve gjatë kësaj periudhe do ta kalojnë pubertetin. Gjatë pubertetit, trupi i fëmijës rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar në një trup burri / gruaje të moshuar. Fëmijët nuk e kanë dhe krejt njësoj se ç‘mendojnë të tjerët për ta. Në atë moshë, numër i madh i fëmijëve mendojnë se nuk mund të lëndohen. Ata janë të bindur se çfarëdo që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund tu ndodhë..!.

e-2

Cilat ndryshime llogariten si normale?

Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë). Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër.

 

Pikëpamjet lidhur me klasifikimin e moshës së rritur

Deri në kufijtë maksimalë të adoleshencës është e lehte që të bëhet një klasifikim sepse na ndihmojnë stadet.

Ndërsa për moshën e rritur nuk ka stade për t’i klasifikuar për periudha të ndryshme të moshës se rritur. Në këtë kontekst psikologët dhe studiuesit për klasifikimin e moshës së rritur, përdorin konceptet e orëve moshore dhe normore sociale.

Orët moshore, janë një formë e brendshme e matjes së kohës që lejon njeriun të kuptojnë se ai është duke progresuar shumë shpejt ose shumë ngadalë në jetë. Nëse dikush, është 40-vjeç dhe akoma vazhdon shkollën ai mund të konsiderohet i prapambetur në krahasim me shokët e tij, ndërsa dikush tjetër që në moshën 30-vjeç, mendon për pension, ai mund të konsiderohet se po mendon shume para kohe për atë.

Orët moshore e lejojnë njeriun që të kuptojë se kur duhet të ndodhin disa ndodhi në jetë. Nëse këto ndodhin shume shpejt ose shumë vonë nga koha kur pritet që të ndodhin, atëherë njeriu përjeton shumë stres. Kur këto ndodhin janë të përcaktuara nga shoqëria. Megjithëse mund të kenë ndonjëherë edhe një bazë biologjike dhe psikologjike psh., nuk mund të ngelet me barrë një femër pas menopauzës etj. Si pasojë ato janë të ndryshme në kultura të ndryshme, kështu që reagimet janë po ashtu të ndryshme.

Sot orët moshore janë bërë më fleksible. Nuk ka habitje në këtë shoqëri të hapur e liberalo-demokratike, ku njeriu martohet edhe në moshë të madhe pa u paragjykuar. Po kështu edhe kur një person vazhdon shkollën në moshë relativisht të madhe.

Pavarësisht nga vështirësitë në klasifikimin e moshës se rritur psikologet dhe studiuesit kane arritur në një mendje duke pranuar këtë ndarje në tri periudha si mosha e rritur e:

  • hershme 20-40 vjeç
  • mesme 40-70 vjeç
  • rritur e vonë 70 vjeç e lart.

 

Mosha e rritur e hershme (20-40 vjeç), përbën kulmin e funksionimit fizik, duke pësuar një rënie të lehtë sidomos nga vitet 30 deri te 40-tat e tij. Në kufijtë e kësaj moshe shndrit një zhvillim mendor kompleks si dhe merren vendime lidhur me marrëdhëniet intime. Shumica martohen dhe bëhen prindër. Bëhet zgjedhja e karrierës profesionale. Realizohet në vazhdimësi portretizimi i identitetit.

Mosha e rritur e mesme (40-70 vjeç). Kjo moshë përjeton një rënie fizike më të avancuar se mosha e rritur e hershme (20-40 vjeç). Dijet dhe shprehitë praktike kthehen në një pjekuri dhe përvojë që ndikon në zgjidhjen e problemeve në mënyrë të kënaqshme dhe deri shumë mirë. Rritet përgjegjësia për jetën familjare dhe kujdesi për të pasur një lidhje të mirë respekti dhe detyrimi moral sa dhe moral dhe ligjor midis brezave (duke qenë vetë në mes të fëmijëve dhe gjyshërve). Ndihet një farë vështirësie për të pranuar dhe për tu përshtatur me elementet jetësorë bashkëkohorë. Gratë e kësaj moshe fillojnë e stresohen se ju ndodh menopauza. Gjithashtu në këtë periudhe moshore ndryshon arsyetimi i kohës: nga koha që ka kaluar në kohën që mbetet për të jetuar. Sikurse disa burra dhe gra përjetojnë thelle krizën e mesit të jetës.

Mosha e rritur e vonë 70 vjeç e lart. Shumica e njerëzve janë të shëndetshëm dhe aktive, megjithëse shëndeti dhe aftësitë fizike bien ndjeshëm, se nuk është më ajo lëvizshmëri, shpejtësi dhe rezistencë e moshës 35-40 vjeçare, ndaj kjo gjendje ndikon ndjeshëm nga ana psikologjike dhe si rrjedhojë sjellin pasojën e të ndjerit keq dhe shpeshherë ndikojnë në rritjen e stresit. Kjo periudhë moshore dhe pasojat e saj psikologjike janë të pa shmangshme. Por gjithsesi, kjo mund të lehtësohet, nga politikat sociale të shtetit. Kjo është e mundshme sa dhe e leverdishme që një pjesë e këtyre njerëzve të moshuar që kanë një kontribut intelektual, mund të shfrytëzohen si këshilltarë (të urtë), të cilët pa hezitim e bëjnë me shumë qejf e pa përtim për fusha të ndryshme profesionale e deri duke i aktivizuar për biseda, në fushën intelektuale, profesionale, edukative, historike, në institucionet ku kanë qenë të punësuar e deri dhe nëpër shkolla etj.

Kjo periudhë moshore duhet të vlerësohet dhe nga ana e familjarëve se ai/ajo është akoma e vlefshme për familjen dhe shoqërinë e tej. Sepse jo te të gjithë bie inteligjenca dhe kujtesa, por edhe te ata që e ndiejnë se po ju bie duhet të bëjnë përpjekje sa vetë por dhe familjarët për ta kompensuar, me lëvizshmëri të pranueshme dhe të përballueshme e deri te përdorimi im medikamente sipas këshillimeve dhe rekomandimeve të mjekëve.

 

Nga shoqëria jonë shqiptare, duke filluar nga institucionet shtetërore dhe ato civile, me daljen e kësaj moshe në pension, shuhet çdo interes, duke mos shfaqur respektimin dhe vlerësimin qoftë dhe minimal, as bëhet fjalë për bashkëpunim, apo për t`i mbajtur afër dhe vënë në shërbim të shoqërisë. Kur bisedon me këtë grupmoshë ata shprehen hapur se kanë vullnetin dhe pasionin për të kontribuar qoftë dhe vullnetarisht, ashtu siç është përvoja e vendeve të zhvilluara evropiane..

 

Çdokush që ndalon së mësuari është i vjetër, qoftë 20 apo 80 vjeç. Kushdo që vazhdon të mësojë ngelet i ri. Ndaj, gjëja më e madhërishme e jetës është të dish ta mbash mendjen tënde të re. Henry Ford

Pra, njeriun pyete si Je… dhe jo sa Je…! Kur njeriu jep dhe është i dobishëm për vete dhe shoqërinë lere të japë dhe të kontribuojë…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top