Më shumë se 58% e sëmundjeve njerëzore janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të ri. Hulumtimi novator, i botuar në Nature Climate Change të hënën, u krye nga studiues në Universitetin Mamoa në Hawaii, të cilët kryen një kërkim sistematik për shembuj të jetës reale të ndikimit të dhjetë rreziqeve klimatike të përkeqësuara nga emetimet e gazeve serrë në sëmundjet njerëzore.
Këto përfshinin ngrohjen, thatësirën, valët e të nxehtit, zjarret, reshjet ekstreme, përmbytjet, stuhitë, ngritjen e nivelit të detit, ndryshimin biogjeokimik dhe ndryshimin e tokës.
Nga 375 sëmundje të analizuara, 218 rezultuan të jenë të prekura nga ndryshimet klimatike.
Përgatiti K.I / Burimi www.bbc.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.