FB

December 14, 2024 | 7:01

Ndryshoni jetën tuaj brenda 72 orëve me ndihmën e këtij rregulli!

 

Kanë mbetur disa nga ëndrrat tuaja të parealizuara? Sa nga idetë tuaja kanë mbetur të fshehura në një cep të mendjes tuaj? Mos harroni, nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrën që keni pasur 10, 20 ose më shumë vite më parë!

ndryshim-vetja

Në psikologjinë moderne pozitive, është shfaqur një rregull i fuqishëm 72 orësh, i cili thotë: Nëse kemi një ide dhe duam ta realizojmë, duhet të fillojmë ta zbatojmë brenda 72 orëve. Tre ditë ose 72 orë është afati në të cilin duhet të ndërmerrni hapat e parë, qoftë edhe të vegjël: të diskutoni idenë tuaj me një ekspert, të bëni një plan skematik për zbatimin e saj apo edhe të bëni kërkime.

 

Si të zbatohet rregulli 72 orësh?

Rregulli 72 orësh nuk do të thotë të nxitoni dhe të përpiqeni të përmbushni planin tuaj brenda 72 orëve. Qëllimi kryesor i këtij parimi është se ai na ndihmon të kalojmë nga faza e planifikimit në fazën e veprimit. Prandaj, ne fokusohemi automatikisht te suksesi në mënyrë që tashmë të fillojmë të hedhim hapat e duhur dhe të jemi gati për të arritur qëllimin. Por përpara se të angazhoheni për qëllimin tuaj dhe të bëheni aktiv, duhet t’u përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme:

-Cili është qëllimi im?

-Si dua të arrij atë që dua?

-Sa kohë do të duhet për të realizuar idenë time?

-Çfarë duhet të di, me kë të flas, ku të shkoj, çfarë të mësoj?

-Çfarë vështirësish më presin? Si do të sillem me ta?

Ky është hapi i parë në zbatimin e rregullit 72 orësh, i ndjekur nga faza e planifikimit. Në këtë fazë, ju duhet të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të jeni gati për të hyrë në të panjohurën.  Mendoni për planet tuaja, mendoni se si do ta realizoni idenë tuaj, konsultohuni me njerëz më me përvojë dhe shkruani gjithçka në letër.

Rregulli 72 orësh ka edhe përfitime psikologjike. Kjo do t’ju lejojë të kapërceni barriera dhe blloqe të shumta që ndodhin gjatë fazës së planifikimit të biznesit. Nga ana tjetër, ka mundësi të ketë dyshime tek ata që duan të bëjnë një ndryshim domethënës si psh: “A jam mjaft i zgjuar?”; “A mund ta përballoj financiarisht?”; “Pse mendoj se mund ta bëj këtë nëse nuk kam qenë kurrë në këtë industri më parë?”

Emocionet shpesh përfshihen në procesin tonë të vendimmarrjes ose të ndryshimit, por është e rëndësishme t’i mbajmë ato nën kontroll. Nëse e kuptoni se emocionet negative lindin nga frika e largimit nga zona e rehatisë, atëherë duhet të punoni për zhvillimin personal dhe rritjen e vetëbesimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top