Nga Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Në çdo notë e vija pentagrami, është Ajo. Tek çdo kompozitor që kaloi me aq shumë emocione, net të tëra pagjumë për të sjellë gëzueshëm këngën tek publiku, është Ajo.
Në çdo fjalë të këngëzuar, është Ajo.
Në çdo melodi, dalë aq bukur nga fuqia dhe thellësia e shpirtit e çdo artisti dhe interpreti nëpër skena festivalesh, është Ajo – MJESHTRE E FJALËS ZHULIANA JORGANXHI.
Kënga dhe Zhuliana, Zhuliana dhe Kënga, mbeten një binom, është dhe mbetet mot e jetë sinonimi dhe motivi më kuptimplotë, më domethënës i jetës së çdonjërit prej nesh.
Kënga e krijuar prej mushtit nga talenti e saj i rrallë, janë dhimbja dhe gëzimi i jetës të secilit prej nesh, që na mbush zemrat plot hare, përmallim, që na ngazëllen, na frymëzon në çdo kohë e në çdo çast….
Kënga moderne shqiptare tashmë ka brendin e saj, ajo është e marketuar me emrin: Zhuliana Jorganxhi.
Edhe 100 vite plot Bekime e shtrenjta Mikja ime e vyer, Mikja e çdo vatre shqiptarie ku flitet dhe këndohet SHQIP….!
Çdo çast i jetës tënde pastë kumtin dhe rrugëtimin e dekadave dhe shekujve që vijnë….
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.