FB

September 27, 2021 | 8:26

Në cilën moshë arrijmë lumturinë?

Qëllimi më i lartë në jetën tonë është me siguri për të gjithë lumturia. Megjithëse ka teori që thonë se lumturia nuk ekziston, ka vetëm copëza lumturie, ka të tjerë që lumturinë e lidhin me një nocion të së shkuarës. Por, studiuesit e fushës kanë treguar se ekziston një periudhë në të cilën njeriu arrin kulmin e lumturisë.

0

Ata tregojnë se mosha që do të ndihemi më tepër të lumtur do të jetë ajo 33-vjeçare. Burimi i kësaj lumturie do të jetë sipas psikologëve, gëzimi familjar dhe ndjenjat që do të ekzistojnë mes partnerëve, pa harruar të përmendim edhe ardhjen në jetë të fëmijëve, ecurinë e mirë në karrierë që në këtë moshë zakonisht është arritur, si edhe optimizmin që e karakterizon njeriun si pasojë e pjekurisë dhe pavarësisë që ka arritur.

Psikologia angleze Donna Dawson shpjegon se në moshën 33 vjeçare njeriu ka eliminuar nga vetja naivitetin e fëmijërisë dhe rebelizmin e adoleshencës duke pasur brenda vetes tashmë një ndjenjë të fortë shprese dhe bindjeje për talentet apo aftësitë që zotëron.

 

Burimi Humanum.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top