Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin A$AP Rocky. Rihanna tregoi një paraqitje të shkurtër të barkut të rrumbullakosur teksa shijonte, me miqtë në Londër, darkën e ditëlindjes.
Këngëtarja, 34 vjeçe, kishte veshur një pallto leshi blu të çelur teksa iu dhurua një tortë gjigante me çokollatë në restorantin e mrekullueshëm Louie London. Ajo tregoi ndjenjën e saj tipike të guximshme të modës me pallton e shndritshme, të cilën e kishte lënë pak zbërthyer për të treguar barkun e rrumbullakosur.
Bukuroshja e kishte kombinuar pallton me pantallona të shkurtra xhins dhe flokët kaçurrela i kishte kapur dy bishta. Në videon e shpërndarë në Instagram nga një mikeshë e saj ajo dukej e emocionuar teksa i jepej torta e ditëlindjes.
Burimi / https://www.dailymail.co.uk/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.