Dëshmi

September 27, 2021 | 8:24

Në Egjipt, një vend ku burrat refuzojnë të luajnë sport me gratë

Njëra prej tyre ia doli, dhe mëson burrat si të boksojnë. Quhet Sarah Abdel Halim, është e martuar, ka një djalë, dhe në jetë fiton medalje dhe lufton me paragjykimet.

2

Jeton në Beni Suef, 115 kilometra larg Kajros. Të gjithë e njohin Abdel, sepse ajo është trajnere boksi dhe hyn në ring me djem nga 18 deri në 30 vjeç dy herë në javë. Është forcë prej natyrës, por nuk ishte e lehtë në fillim.

“Kam pasur shumë kritika, – thotë ajo, – jo vetëm sepse jam një grua që stërvit burra, por edhe sepse e bëj në Egjiptin e Epërm, ku nuk është e zakonshme që një e re të ushtrojë ndonjë sport, e lëre më me meshkuj”.

Halimi është shumë krenare për arritjet e saj. Fatkeqësisht, megjithatë, rasti i saj mbetet një përjashtim në Egjipt. Shumë shpesh, atje, gratë janë të kufizuara në rolin e grave dhe nënave dhe për këtë arsye nuk mund të luajnë sport. Veshja dhe kontakti i ngushtë me kundërshtarin në ring gjithashtu luajnë rolin e tyre. Por Halim shpreson: “Përvoja ime mund të jetë një fitore për të gjitha gratë egjiptiane që janë aq të inkurajuara për të sfiduar stereotipet dhe gjithmonë besojnë në veten e tyre.”

1 4 3

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi la Repubblica

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top