Aktualitet

September 27, 2021 | 8:25

Viti i ri shkollor, shkollat kontroll për çertifikatën e vaksinimit

Ditën e sotme shkollat do të nisin me një kontroll të fortë të arsimtarëve të vaksinuar ose jo. Sipas një udhëzimi të përgatitur nga ministria e shëndetësisë mbi bazën e rekomandimeve të komitetit të ekspertëve, çdo shkollë do të ngre mekanizmat e vetë kontrollues për dokumentat e vaksinimit apo te tësteve periodike për çdo arsimtarë.

Nga qëndra shëndetësore nr 4 në Tiranë , ku u interesua për ritmin e vaksinimit të studentëve dhe arsimtarëve, ministrja e shëndetësisë Manastirliu tha se në auditore do të lejohen vetëm studentët e vaksinuar dhe ata të pajisur me testin e pastërtisë nga infeksioni një herë në tre ditë.

Për arsimtarët që e kanë kaluar së fundmi infeksionin COVID e për të cilët mjeku rekomandon vaksinim në një kohë më të vonë, duhet të pajisen nga mjeku i familjes me një vërtetim për kohën e infeksionit. Mbi 80% e arsimtarëve jane të vaksinuar me dy doza dhe mbi 66% me një dozë.

Nga sot do të ketë një udhëzim për verfikimin e atyre arsimtarëve që kanë bërë vaksinën. Urdhëresa përmban të gjitha vendimet e komitetit të ekspertëve. Vetë shkollat do të duhet të ngrenë mekanzimat e kontrollit të certifikatave të vaksinimit për personelin që do të jenë në shkolla. Po kështu edhe në universitete.

Për arsimtarët që nuk e kanë kryer vaksinës, çdo javë një arsimtar do të duhet të tregojë testin që nuk është i prekur nga covid. Për studentët do të jetë vetë universiteti që do të organizojë mësimin e alternuar për ata student që nuk kanë kryer vaksnimin. Mbi 80% e arsimtarëve janë të vaksinuar me dy doza dhe mbi 66% me një dozë. Për ata që e kanë kaluar së fundmi COVID do të duhet të marrin një vërtetim nga mjeku i familjes për rekomandimin në një kohë më të vonë.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,683,644 vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID.

 

Burimi / https://lajme.rtsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top