Krenare për rrugën e ndërtuar me përkushtim, Enevie nuk njeh limite, ajo njeh vetëm përparim. Një grua që sheh rezultatet në pasqyrë, nuk e fshin më grimin për të fshehur defektet, dhe një vajzë që rifiton vetëbesimin, janë këto sukseset që klinika Enevie feston çdo ditë.
Në zemër të Lezhës, aty ku gërshetohen hijeshia e natyrës dhe gjurma e qytetit që ngrihet krenar mbi rrënjë të lashta, ka marrë jetë dhe po shkëlqen me sukseset e saj, një yll në horizontin e estetikës shqiptare, Klinika Enevie. Ajo nuk është thjesht një klinikë bukurie, por është një tempull i përkujdesjes, një premtim për trupin, lëkurën dhe vetëbesimin e çdo gruaje që e zgjedh.
Enevie është vendi ku bukuria nuk është më privilegj i largësive, por realitet i prekshëm për të gjithë veriun e vendit. Me një vizion të qartë dhe një pasion që rritet përditë, Enevie shquhet për risitë që ka sjellë në këtë qendër, me futjen e teknologjive më bashkëkohore. Së fundi Klinika Enevie ka guxuar duke sjellë teknologjinë më të avancuar në epilimin me lazer, pajisjen Candela, një nga emrat më të njohur në botë për siguri, efikasitet dhe rezultate të garantuara. Sepse në Enevie sukseset nuk ndalen… Sepse në Enevie nuk ofrohet vetëm një shërbim, por një përvojë. Çdo trajtim është i personalizuar, çdo klient trajtohet si një mision për të rikthyer harmoninë me trupin e vet.
ÇFARË ËSHTË LASERI CANDELA?
Laseri Candela përdor një teknologji me dritë të përqendruar që synon pigmente specifike në lëkurë (si melaninën në qimet apo enët e gjakut në kapilarët). Lëkura nuk dëmtohet, sepse energjia përqendrohet vetëm aty ku duhet. Përdoret gjithashtu teknologjia Dynamic Cooling Device™ (DCD) që projekton një spërkatje kriogjeni për të mbrojtur lëkurën dhe për të minimizuar dhimbjen gjatë trajtimit.
PËR ÇFARË PËRDORET LASERI CANDELA?
Depilim me lazer (heqjen e qimeve), i përshtatshëm për të gjitha zonat e trupit.
Efikas për lëkurë të çelët dhe të errët.
Trajtimi i njollave të errëta dhe pigmentimeve.
AVANTAZHET E TEKNOLOGJISË CANDELA
Efiçencë e lartë në trajtime estetike me rezultate të dukshme që nga seanca e parë
Shpejtësi, zona të mëdha trajtohen brenda pak minutash
Pak dhimbje, falë sistemit DCD që ftoh lëkurën në momentin e lazerimit
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës
Rrezik minimal i irritimit ose djegieve, nëse përdoret nga profesionistë të certifikuar
SA SEANCA NEVOJITEN?
Për depilim: Zakonisht kërkohen 6–8 seanca me ndërprerje prej 4–6 javësh
Për njolla dhe pigmentime: 2–4 seanca në varësi të thellësisë
Për enë gjaku ose kuperoza: 1–3 seanca mund të jenë të mjaftueshme
KUJDES PAS TRAJTIMIT
Shmang ekspozimin direkt në diell për 1-2 javë
Përdor gjithmonë SPF 50+
Mund të shfaqet pak skuqje ose ndjesi nxehtësie për disa orë
Mos përdor sauna, solarium apo produkte agresive në lëkurë menjëherë pas trajtimit
KUSH MUND TA PËRDORË?
Gratë dhe burrat që kërkojnë trajtime estetike pa ndërhyrje kirurgjikale
Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë
Duhet konsultë paraprake për lëkurë shumë të ndjeshme, të djegur nga dielli ose me infeksione aktive
Në çdo dhomë të Enevie, dëgjohet heshtja e përqendrimit dhe delikatesës në trajtim, ndjehet aroma e një premtimi që merr jetë, premtimi për një version më të mirë të vetes. Sepse bukuria nuk është luks, është një gjendje shpirti. Dhe Enevie është aty për ta ushqyer atë. Në Klinikën Dermoestetike Enevie ofrohen konsulta estetike profesionale, me stafin më të përgatitur në fushën e dermoestetikës.
Nëse ndalesh ndonjëherë në Lezhë, mos i kaloni me nxitim dyert e kësaj qendre, brenda saj, nuk fshihet vetëm teknologjia më moderne, por një filozofi: kujdesi për veten është forma më e thellë e dashurisë për jetën.
Adresa: Rruga Shtraus, Lezhë
+355 69 571 1114
Facebook Enevie Klinike Estetike
Instagram enevieaesthetics
Email: [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.