Qeveria italiane synon të ndajë nga 100 deri në 150 milionë euro për të krijuar një fond të ri për të mbështetur gratë në gjashtë muajt e parë të jetës së fëmijës, jo nga distanca, por direkt në shtëpi.
Profesioni i asistentja e nënës do ‘të lindë’ ligjërisht në vitin 2024, falë këtij investimi.
Asistentja, do të ketë për detyrë të shoqërojë nënat e reja në gjashtë muajt e parë të jetës së fëmijës, që njihet dhe si periudha më stresuese për prindërit.
Ndihma do të konsistojë jo vetëm nga telefoni ose videocall, por edhe me mbështetje direkte në shtëpi.
Propozimi do të kalojë për diskutim në Këshillin e Ministrave para se të miratohet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.