FB

January 13, 2022 | 8:40

Ne jemi nxënës dhe mësues të njëri-tjetrit për gjërat që nuk i dimë dhe që duam t’i mësojmë

Gjyshi dhe nipi kishin dalë shëtitje nga liqeni dhe kur dilnin bashkë bënin biseda shumë interesante. Gjyshi i kërkonte ndihmë nipit që ta ndihmonte të përdorte sa më mirë celularin. Gjyshi ishte një dëgjues i vëmendshëm dhe “nxënës” i përpiktë.

Nga Lira Gjika

Gjyshi i thoshte vazhdimisht nipit se ishte nxënës i tij për të rejat e elektonikës. Nipi e shikonte gjyshin me një lloj habie e dyshimi, por dinte gjithashtu, se gjyshi nuk thoshte kurrë gënjeshtra. Çdo fjalë që thoshte ishte vetëm e vërtetë. Ai kishte qenë pedagog në universitet dhe madje edhe nxënësit e tij ishin bërë dhe ata profesora dhe e nderonin dhe e respektonin.

Gjyshi ishte nga ata njerëz që vazhdonte të mësonte edhe pse kishte dale në pension. Gjyshi e thoshte dhe e përsëriste me mburrje madje edhe me shokët që ishte nxënës i nipit të tij. Gjyshi i shpjegonte nipit:- unë jam nxënësi yt se ti po më mëson të përdor celularin siç e përdor ti. Unë nuk di nga elektronika dhe vazhdonte: -ashtu siç të mësoj unë ato që di edhe ti më mëson ato, që ti di. Pra ne jemi nxënës dhe mësues të njëri-tjetrit për ato gjëra që nuk i dimë dhe duam të mësojmë. Gjyshi ti je shumë i çuditshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top