Në jetë luajmë pjesën që ata na e caktuan që fëmijë: të luajturin, të fortin, të papërshtatshmin, sportivin, rebelin, inteligjentin, mendjelehtin, shpëtimtarin… Por është një pjesë, është një lojë, domethënë nuk jemi ne. Megjithatë, vazhdojmë përpara gjithë jetën tonë, me bindjen për të qenë kështu, siç jemi përcaktuar, me atë qëndrim të veçantë, qoftë i mirë apo i keq.
Por e gjitha është një gënjeshtër: ne bëhemi ashtu siç na bëjnë prindërit të besojmë, veçanërisht njëri prej tyre, dhe harrojmë se kush jemi në të vërtetë.
E bëjmë për hir të prindërve tanë (është e gjatë për t’u shpjeguar). Por kjo zgjedhje e pavetëdijshme nënkupton, atë ndjenjë të zhvendosjes dhe shkëputjes që kemi, sepse sillemi sipas asaj se si besojmë që jemi, jemi zhytur me të vërtetë në atë rol dhe përdorim të gjithë makinën biologjike, mendimet dhe emocionet, për ta përfaqësuar atë personalitet, ndërsa jemi gjithçka tjetër.
Natyra jonë e vërtetë është një thelb i shenjtë, që nuk korrespondon kurrë me atë pjesë që na është caktuar, me karakterin që do të integrojmë.
Kjo është lufta e përjetshme brenda nesh: me mendjen që besojmë se jemi në një mënyrë të caktuar, me zemrën që e dimë se jemi në një mënyrë tjetër.
Duhet të thyejmë skemat, të ndalojmë së vepruari dhe të bëhemi autentikë, duke lënë të dalë në pah ajo që jemi.
Ky moment historik dhe energjik po na e kërkon me forcë: të vërtetën, duhet të nxjerrim vërtetësinë e vetvetes.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.