Këndi i të rinjve

December 24, 2018 | 8:10

Në jetë ju zgjidhni se kush doni të jeni, dhe kurrë nuk është vonë të arrish atë që do!

 

Fjollë Hajrizi Shabani, studente e degës "Psikologji Klinike"

Fjollë Hajrizi Shabani, studente e degës “Psikologji Klinike”

Ne mund të zgjedhim çfarë duam, kush do jemi. Ne jemi ata që kemi në dorë timonin e jetës.

Ju mund të jeni çdo person që keni ëndërruar, mjafton të vetëdijesoheni se nuk është vetëm ëndërr. Jeta është një labirint me shumë opsione zgjedhëse, mjafton të ndiqni rrugën e duhur.

Gjatë jetës mund të keni shumë kontradikta me ato çfarë zgjedhim në moshën e hershme, në moshën e mesme dhe në moshën e vonë, por ju më vonë mund të mos pajtoheni me zgjedhjen që bëtë dikur, dhe të jeni në kundërshtim me veten tuaj, por kjo duhet të merret si diçka e natyrshme pasi në jetë asnjëherë nuk është vonë të ndryshosh, nuk është vonë të arrish atë që do dhe të kapesh fort pas saj, mjafton të keni motiv dhe të jeni të vetëdijshëm, të bindur se mundeni ta bëni zgjedhjen e duhur për veten e juaj.

Në jetë thonë se “nuk mund t’i kesh të gjitha”, ti veç se i ke të gjitha nëse je e kënaqur me ato që i ke, e nëse nuk i ke, nuk është asnjëherë vonë t’i bësh.

Dështimi dhe suksesi qëndrojnë së bashku gjithmonë dhe janë “miq” të jetës sonë. T’i mund ta zgjedhësh me cilindo të shoqërohesh më shumë, gjithçka fillon me ty, nga ti, mendja jote.

Fuqia e mendjes dhe e shpirtit mund të ndryshojë gjithçka, ju duhet ta përdorni atë që të arrini qëllimet tuaja.

Asgjë nuk është e paarritshme, madje edhe gjërat më të vështira bëhen aq të thjeshta kur nuk mungon vetëbesimi juaj.

Mos lejoni që dikush të ndërhyjë në zgjedhjet tuaja, jeni ju personazhi kryesor i jetës tuaj.

Prano gjithmonë këshillat, por vendosni vetëm!

Ti mund t’i kesh të gjitha!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top