Një mendje e shëndetshme, një fëmijë i shëndetshëm! Çfarë na duhet të mbajmë parasysh që të kemi një të rritur të shëndetshëm mendërisht në të ardhmen:
📍Jini aty për fëmijën tuaj, tregoni kujdes dhe dashuri.
📍Inkurajojeni të luajë, të stërvitet dhe të zgjedhë sportin e preferuar.
📍Dalloni çdo ndryshim në sjellje tek fëmija, përpiquni për ta përmirësuar dhe zhvilluar.
📍Mbështeteni rregullisht, inkurajojeni dhe çmojeni fëmijën tuaj. Tregojini që janë të rëndësishëm për Ju.
📍Ndihmojeni fëmijën tuaj të menaxhojë stresin, ankthin dhe nervozizmin duke kaluar me shumë kohë pushimi me të. Koha me të e ndihmon shumë të ndihet i dashur dhe i mbështetur nga bërthama e Jetës së tij.
📍Komunikojini që ndiheni krenar për arritjet e tij.
📍Jini të durueshëm, mos e shtypni fëmijën tuaj. Mos i jepni përgjegjësi të tepërta. Lëreni të gëzojë fëmijërinë.
📍Mëso të njohësh dhe të kuptosh sesi ndihet fëmija juaj.
📍Informohu rreth problemeve të shëndetit fizik, emocional dhe mendor që shqetëson fëmijën tuaj.
📍Mos ki frikë të kërkosh ndihmë nga profesionistët nëse fëmija juaj shfaq probleme të shëndetit emocional.
📍Ndihmojeni në mënyrë efektive fëmijën tuaj të zgjidhë problemin.
📍Siguro kohë për atë që fëmija juaj dëshiron të thotë.
📍Ndihmojeni fëmijën të modelojë sjellje pozitive.
📍Ndihmojeni fëmijën të mësojë aftësi të thjeshta të përballimit si relaksimi, ecja në natyrë.
📍Jini të vëmëndshëm për shenja apo simptoma që tregojnë shumë për gjendjen e tij.
Klodiana Peka
Punonjëse Sociale
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.