Nga Lira Gjika, mjeke pediatre
Kur vdes një burrë i martuar, sidomos i ri, të gjithë i qajnë hallin nënës së tij dhe jo gruas së tij, madje për të thonë: “Hë mi se ajo do gjejë burrë tjetër”. Është e vërtetë që ndodh edhe kështu, por nuk është argument që vërteton se ajo nuk vuan, madje më shumë se të gjithë. Gruaja vuan më shumë se të gjithë, sepse asaj iu prish familja. Asaj i mbetën fëmijët pa baba.
Është gruaja që nuk i braktis fëmijët edhe kur martohet me një burrë tjetër, që e kanë merak të gjithë.
Nënës së djalit të vdekur nuk i prishet familja, ajo familjen e ka të paprekur. Dhimbja është shumë e madhe, por familja është në vend ndërsa për gruan jo, asaj i është prishur familja dhe fëmijët e saj janë pa baba, janë jetimë.
Marrëdhënia burrë-grua është marrëdhënia që krijon dhe rrit jetën e re dhe të gjitha emocionet dhe energjitë e trurit dhe të mendjes janë përqendruar aty, pasi aty vendoset cilësia e së ardhmes, e vazhdimësisë së saj.
Një nënë që humbet djalin vërtetë ka dhimbje pafund, por gruas që humbet burrin i është prishur familja në themel.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.