FB

October 18, 2022 | 8:30

Në sezonin vjeshtë-dimër këto fruta nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj!

Shumë njerëz me ndryshimin e sezonit dhe të klimës menjëherë përballen me shqetësimet e para. Dhimbja e kokës, marramendja apo migrena mund të jenë disa nga këto simptoma që më shpesh shfaqen kur moti ndryshon. Krahas këtyre simptomave mund të përmendim edhe lodhjen, përqendrimi i dobët, rritja e dëshirës për të fjetur gjumë, ndryshimi i humorit, probleme me pagjumësinë. Por, gjithmonë ka zgjidhje për çdo problem që ekziston.

Ndërkaq, me ndryshimin e motit gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për rolin e rëndësishëm që kanë frutat në mirëqenien tuaj. Frutat më të mira për sezonin vjeshtë-dimër të cilat kanë edhe pak kalori janë luleshtrydhet, limonët, gejpfrut, portokalli dhe kivi. Luleshtrydhja është një frut që ka pak kalori pavarësisht ëmbëlsisë. Në fakt, 100 gramë luleshtrydhe kanë vetëm 33 kalori.

Ndërkaq, marrja kalorike e limonëve është edhe më e ulët me vetëm 29 kalori për 100 gramë. Për më tepër, limoni është një antioksidant i fuqishëm natyral dhe gjithashtu një ushqim që ju lejon të furnizoheni me vitaminë C. Nga ana tjetër, 42 kalori për 100 gram grejpfrut, është perfekte për marrjen e vitaminave, fibrave, por edhe të kripërave minerale, nga kaliumi te magnezi, duke kaluar tek fosfori dhe kalciumi.

Si frut i vjeshtës dhe dimrit, portokalli nuk duhet të mungojë kurrë. Ai është në të gjitha aspektet një fryt i shëndetit, i cili ndër të tjera është gjithashtu dhe një ilaç i shkëlqyeshëm natyral për parandalimin e ftohjeve dhe sëmundjeve të tjera sezonale. Kivi gjjithashtu është një frut shumë i shijshëm me një përmbajtje kalorish prej 61 kalori për 100 gramë. Gjithashtu kivi është i pasur me vitaminë C dhe kalium.

Duke përfshirë frutat në dietën tuaj të mëngjesit, ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj. Frutat vijnë në shije të ndryshme, duke përfshirë të ëmbla, të tharta dhe shumë të tjera. Ato janë burime të shkëlqyera të shumë lëndëve ushqyese të nevojshme për trupin. Inkurajohet të hahet lëkura e frutave për të përfituar benefitet që ka. Kjo ndihmon në promovimin e tretjes së shëndetshme dhe kontrollon kapsllëkun. Përmirëson gjithashtu shëndetin e zemrës.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi huffpost

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top