Ne përbëhemi nga uji, kockt, gjaku, muskuj dhe yndyra, dhe tani së fundmi edhe disa pjesë plastike.
Kjo ndodh, sepse preferojmë kripën e detit, mjaltin, të gjitha llojet e butakëve me guackë, gaforret dhe karkalecat e detit, birrën, ujin e çezmës…
Studimet e fundit kanë gjetur mikroplastikë, copa të vogla plastike të degraduara, në të gjitha produktet e mësipërme, bile edhe ajri është i mbushur me copa të vogla plastike.
Plastika pra nuk paska qenë kaq zbulim fantastik.
Gjithsesi nuk duhet të na kapë paniku pasi është ende herët që kërkuesit të thonë se cilat janë efektet e konsumit mikroplastik, ndonëse studimet paraprake në kafshë sugjerojnë se ato sigurisht shkaktojnë dëm. Tek njerëzit, megjithatë, është paksa më e vështirë për t’i studiuar, sepse gati të gjithë njerëzit kanë mikroplastikë në trupat e tyre, kështu që nuk ka grup kontrolli për krahasim.
Copëzat në vetëvete duket relativisht e padëmshme – ato janë vetëm copa të vogla plastike…. Shumica janë aq të vogla sa mendohet se kalojnë përmes sistemit të tretjes pa shkaktuar dëm, por ato gjithashtu mund të qëndrojnë dhe shpërndajnë ndotës brenda trupave tanë, gjë që shihet shumë shpesh në studimet e kafshëve.
Ka prova që mikroplastika ka infiltruar në trupat tanë prej disa vitesh.
Një studim i vitit 2013 i ka gjetur ato tek mjalti dhe sheqeri gjerman. Në 2014 janë gjetur tek birra dhe butakët me guackë (midhje, karkalecë dhe gaforre), dhe në vitin 2015 e në vazhdim 2016, 2017 u gjetën edhe në kripën e tryezës në vende të ndryshme të botës.
Në shumicën e rasteve, nivelet e mikroplastikës janë mjaft të ulëta – me përjashtim të dukshëm tek butakët.
Konsumatorët e rregullt të kripës (edhe ata që e teprojnë), birrës dhe mjaltit mund të kenë marrë vetëm disa mijëra grimca në vit dhe nuk do ta vërejnë kalimin e tyre.
Problemi është se këto produkte vijnë nga vende shumë të ndryshme, gjë që tregon se mikroplastikat janë shumë më të përhapura se sa mund ta mendojmë dhe plastika në ajër sjell edhe shqetësime të reja, pasi ajo mund të përhapet më lehtë në mjedis dhe të hyjë direkt në mushkëri.
A është e sigurt ngrënia e butakëve? Studimi gjeti se evropianët mund të konsumojë mesatarisht deri në 11,000 copa mikroplastike çdo vit vetëm nga ngrënia e butakeve me guackë.
Megjithëse ndikimi i mikroplastikës në shëndetin tonë nuk është zgjidhur, ky është një shqetësim në rritje. Ka të ngjarë që vetëm të përkeqësohet.
Një studim i korrikut zbuloi se njerëzimi ka prodhuar rreth 9 miliardë tonë plastikë deri më tani e cila ka përfunduar në plehra. Deri në vitin 2050 parashikohen të hidhen rreth 13 miliardë tonë dhe kjo përkthehet në më shumë mikroplastikë.
Një ekip ndërkombëtar i studiuesve vlerësoi në 2014 se ka rreth 5 trilionë copë plastike që lundrojnë në oqean, me peshë 250,000 ton.
Pak nga pak, ajo do të shkatërrohet dhe të kthehet tek ne.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.