Mirëqenie

September 12, 2017 | 8:57

E vërteta e uthullës së mollës: A përdoret apo jo për të rënë në peshë?

Nëse ti ke katër këmbë dhe një bisht atëherë lajme të mira: studimet kanë treguar që përdorimi i lartë i uthullës së mollës ndihmon minjtë të bien nga pesha dhe u pakëson oreksin. Si vaji i kokosit dhe kale, falë blogerëve dhe njerëzve të marketingut, uthulla e mollës është përmendur lart e poshtë si kura më e fundit që ndihmon në detox dhe humbje të peshës.

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Sigurisht një mollë në ditë mban doktorin larg, por nuk të ndihmon të biesh 5 kile në javë.

Pikë referimi: Ka qenë vetëm një studim solid mbi efektet që uthulla e mollës ka në trupin e njeriut, publikuar më 2009 nga shkencëtarë japoneze. Pjesëmarrësit janë konsideruar “obezë” nga standartet japoneze që u ndanë në 3 grupë që ju dha një pije që përmbante një lugë gjelle uthull, dy lugë gjellë uthull ose placebo. Të gjithë konsumuesit e uthullës së mollës humbën më shumë peshë se ato të placebo-së.

Por a nuk mendoni që është pak e ekzagjeruar?

Ata humbën vetëm 2-2.5 kile për 12 javë. Kështu që po, ndihmon, por nuk jemi fort besues që është sekreti te humbja drastike e peshës.

Një studim i fundit tregoi që ata që pinë një lugë gjelle të përzier me ujë përpara një vakti, kishin nivele të ulëta të glukozës në gjak. Kjo vjen si pasojë e ndërhyrjes së uthullës së mollës në sistemin tretës të trupit.(sidomos për ata me tipin-2 të diabetit)

“Prova që uthulla e mollës ka përfitime shëndetsore duket goxha premtuese, por është akoma shumë herët për të dalë në përfundime. Eshtë e rëndësishme të kuptoni që uthulla është acidike dhe mund të irritojë ekzofagun. Në anën tjetër të shtoni uthullën në vaktet tuaja është një mënyrë goxha e mirë për t’i dhënë ushqimit një shije ndryshe”.

Kështu me pak fjalë, mos varni shpresat te uthulla e mollës kur një ushqim i pastër dhe pak ushtrime të mira mund t’ju ndihmojnë. Uthulla e mollës ka disa efekte negative si: mund të dëmtojë dhëmbët, fytin, stomakun dhe nivele të ulëta potasiumi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top