Në fokus

January 22, 2019 | 13:56

Në të kaluarën shqetësohesha që t’i kënaqja të gjithë, sot mendoj për jetën time

Fraza që shumë njerëz kanë në mendje, sidomos ata që panë sjelljet më të këqija të qenieve njerëzore: zilia dhe xhelozia. Zilia është e rrezikshme, është një gjendje e mendjes e mbushur me ligësi, zemërim. Një ndjenjë, qëllimi i së cilës nuk është të kundërshtojë, por të gjenerojë zemërim, sugjeron keqdashje ndaj personit që është objekt i kësaj zilie.

Mund të jetë një emocion, pra, “ngushtësi” që përjetohet kur mësohet se një tjetër na ka kaluar ose të bëhet një ndjenjë e qëndrueshme: një gjendje e keqe dhe e papërshtatshme, me keqdashje ndaj personit të zilisë. Ne po flasim për diçka që nuk ka të bëjë me atë shtytje “të shëndetshme” që ndihet kur një konkurrent ose koleg pune arrin rezultate më të mira.

Kjo është ajo që përcaktohet si një motivim për të bërë të njëjtën gjë, për t’u angazhuar më shumë. Reagimi spontan, i menjëhershëm që na kap kur mësojmë se jemi objekt i zilisë dhe shpifjes, është që të përballojmë këtë provokim me veten. Ajo na shtyn drejt një stuhie plot zemërim dhe dëshirë për drejtësi.

Duhet të merret me kujdes dhe të mos biem në një kurth të mëtejshëm. Përpjekja për të marrë drejtësi, duke debatuar me njerëz të këtij niveli, ka gjasa të jetë e padobishme, meqënëse përdorin përçarje dhe keqdashje dhe mezi i japin vetes konfrontim të drejtpërdrejtë. Reagimi i parë i njerëzve me këtë nivel keqdashës është që të duket i zemëruar para personit të dëmtuar, për të treguar afërsinë dhe solidaritetin.

Sjellja e tyre bazohet pikërisht në gënjeshtra dhe mashtrime të vazhdueshme. Këshilla më e mirë është që të pastroheni përfundimisht dhe t’i largoni këta njerëz. Kjo ndikon tek mirëqenia e brendshme, qetësia, madje edhe vetë shëndeti i dikujt.

Përjetimi i këtyre përvojave është mjaft i dobishëm dhe pastaj kalimi në qetësi i ndihmon ata persona të bëjnë disa reflektime për jetën dhe qëllimet e tyre. Të kërkuarit sukses dhe konsensus me çdo kusht të ekspozon ndaj ndjenjave si zilia dhe ligësia, gjë që e shohim çdo ditë.

Kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta ose të braktisësh një rrugë që është ndërmarrë prej kohësh, ndoshta edhe si rezultat i viteve të studimit dhe angazhimit dhe të mos bazohesh vetëm te suksesi në fushën sociale dhe të punës.

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top