Lifestyle

November 4, 2017 | 8:23

Në vend që të varrosin apo të djegin të afërmit e tyre të vdekur, disa zgjedhin këtë, dhe është e pabesueshme!

Kur një person i dashur vdes, ai përballet me dy mundësi: varrimin ose djegien. Por disa kanë vendosur të shkojnë më tej dhe të bëjnë këtë…
Për disa është e tmerrshme, për të tjerët romantike, për të tjerë akoma, thjesht budallallëk. Sidoqoftë, në çdo rast bëhet biznes, që kur shoqëria “Algordanza” ka shpikur transformimin e 2% të karbonit të një trupi, i cili është rezistent ndaj krematoriumit, në një diamant për ta kujtuar.

diamante

Trupi i njeriut është i përbërë nga 18% karbon. 2% e tij i reziston djegies, dhe është ky karbon që shoqëria “Algordanza” përdor për të krijuar kristale. Një proces kimik e nxjerr karbonin nga hiri, që pas nxehjes konvertohet në grafit, nxehet në 1400 gradë dhe ngjeshet.

Ngjyra e diamantit, e cila mund të ndryshojë nga e bardha në ngjyrë blu të errët, varet nga elementi i borit në përmbajtje, i cili gjendet në hirin e të ndjerit. Çmimet fillojnë nga 4,259 franga zvicerane (rreth 3,500 euro).

Kërkesat për transformimin e hirit të të dashurve të tyre në diamante janë në rritje. Ideja erdhi 10 vjet më parë tek një sipërmarrës i ri i Domatit në Zvicër, pasi kishte lexuar një artikull mbi studimin e një shkencëtari rus mbi diamantet e hirit, të cilat përdoreshin në mikrokriptimin e kompjuterit. Shikoni videon:

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi www.piccolestorie.net

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com