Dëshmi

July 23, 2018 | 14:27

Nëna 16 vjeçare merr vajzën dy vjeçare në mbrëmjen e maturës

Një nënë 16 vjeçare, e cila mbeti shtatzënë në moshën 13 vjeçare, mori vajzën e saj dy vjeçare në mbrëmjen e maturës, për të sfiduar shokët e klasës, të cilët i thoshin se ajo kurrë nuk do ta përfundonte shkollën.

Kayleigh Danielle Molloy Snaith, nga Stanley, Co Durham, mbaroi shtatë kurse të GCSE gjatë rritjes së fëmijës së saj të lumtur dhe të shëndetshëm, Harley Snaith.

Tani ajo ka ndarë disa foto emocionuese bashkë me vajzën e saj me flokë të bardha, të veshura të dyja me fustane mbrëmjeje për të festuar mbarimin e shkollës dhe për ti provuar shokëve e klasës që ata kishin gabuar me gjykimin e tyre, dukë i thënë se kishte shkatërruar jetën e saj.

Kayleigh mbante një fustan të zi saten të stilit të volitshëm me një bust të zbukuruar me rruaza dhe një kurorë.

Megjithëse Harley nuk mund të merrte pjesë në festën e saj, Kayleigh i bleu vajzës së saj një fustan dantellë dhe një kordele rozë, në mënyrë që edhe ajo të mund të ndihej si një “princeshë”.

 

Burimi / dailymail.co.uk

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top