FB

December 3, 2024 | 7:05

Nëna është një strehë e sigurt për fëmijët, jo vetëm kur janë të vegjël

Mami është gjithmonë një strehë e sigurt. Ajo ju mbajti brenda vetes për nëntë muaj. Ju ishit pjesë e saj dhe ajo ishte pjesë e juaja. Prandaj nuk është çudi që një djalë ose vajzë të kthehen gjithmonë tek nëna e tyre me besimin se i pret një strehë e sigurt.

Për një nënë nuk është e mundur të harrohen ato nëntë muaj të simbiozës perfekte, në të cilën mitra e saj ishte një strehë dhe ngrohtësi për krijesën e saj. Gjatë atyre 36 javëve i gjithë trupi i nënës është transformuar dhe përshtatur për të mirëpritur jetën e re. Çfarëdo që të ndodhë, shtatzënia dhe mëmësia janë një përvojë e pashlyeshme.

Mami është gjithmonë një strehë

Është e qartë, që në një moment të caktuar fëmijët duhet të lejohen të shkojnë drejt jetës dhe fatit të tyre. Por mbetet fakti që ata mund të kthehen te nëna e tyre për ndihmë, këshilla, madje edhe për një përqafim dhe përkëdhelje. Ato dhurojnë aq dashuri saqë askush dhe asgjë tjetër nuk mund ta zëvendësojë.

Këto janë gjeste që ju rikthejnë ndjenjën e të qenurit në botë edhe kur duket se gjithçka rreth jush është bërë absurde dhe e pakuptimtë. Është ngrohtësia e barkut të nënës, siguria e një porti pa stuhi, qetësia e një dashurie të pakufizuar dhe të pakushtëzuar. Të jesh i dashur dhe i sigurt është një dhuratë për jetën. Është mirë për fëmijën por edhe për nënën. Ajo dashuri e parë është ajo që na bëri të ndihemi të mirëpritur dhe na jep forcën për të vazhduar edhe kur ajo të jetë zhdukur.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top