Mirëqenie

February 1, 2021 | 8:12

Nëna jonë na dha atë që mund dhe duhej të kishte dhënë

 

Nëna jonë na dha atë që ishte në gjendje të na jepte me njohuritë që kishte dhe mjetet me të cilat ishte pajisur. Nëna jonë na dha atë që ishte parashikuar për udhëtimin tonë shpirtëror dhe prandaj ajo e bëri detyrën e saj në mënyrë të përsosur.

2Pavarësisht nëse ajo na dha pak ose shumë dashuri, pikërisht në marrëdhëniet me të ne gjejmë nyjet tona, shtyllat, Karmën dhe arsyen pse kemi lindur.

Ne duhet të shohim atë që ajo nuk na dha, të kuptojmë se ajo duhej ta bënte këtë dhe nuk mund të vepronte ndryshe.

Ajo ishte një instrument i Ekzistencës sepse na dha detyrën e jetës sonë: të gjejmë veten.

Duhet të kthejmë monedhën e zhgënjimit, zemërimit, pritjes për të kuptuar se kush jemi në të vërtetë.

Çdo gjë ka një kuptim.

Por nëse presim lejen e saj për të qenë vetvetja, nëse duam ta bëjmë të lumtur, atëherë ne e humbasim rrugën tonë.

Nuk duhet të ndiejmë keqardhje për të, sepse ajo bëri atë që duhej të bënte, kjo është pozita e saj.

Duhet të vazhdojmë udhëtimin tonë, jeta na shtyn, kemi shumë faza për të arritur pa të, por duke filluar nga ajo dhe realizimi ynë gjithashtu do të shpengojë jetën e saj.

PS=Vlen edhe për babain.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni, psikoterapeute

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top