Në fokus

April 10, 2019 | 8:30

Nënat strikte rrisin vajza të suksesshme

Është e vërtetë se nuk ekzistojnë udhërrëfyes për të rritur fëmijë të suksesshëm. Sidoqoftë, Ericka G. Rascon-Ramirez, profesoreshë në universitetin e Essex-it, ka kryer një studim për të treguar se nënat që kërkojnë shumë nga fëmija, faktikisht rrisin vajza shumë të suksesshme.

Ndonëse adoleshentët shpeshherë hidhërohen me nënat kur ato i kritikojnë, nuk i lejojnë të dalin me miqtë ose kur i detyrojnë të pastrojnë pjatat. Por, me këto vepra, nëna juaj faktikisht e ka mirë! Pas hulumtimit me 15,000 nxënës, Ericka ka dalë në përfundim se nënat strikte rrisin fëmijë të cilët korrin sukses më shpejt sesa nënat që janë më të “buta”.

Sipas profesoreshës, rruga më e shkurtër drejt suksesit duket të jetë një prind nxitës. Profesoresha ka shpjeguar se nënat strikte janë shumë kërkuese për procesin edukativ të fëmijës, ku insistojnë që fëmija të marr nota më të mira dhe të ketë pritshmëri më të larta në jetë. Fëmijët e tillë rriten me vetëbesim më të lartë dhe me synimin për të qenë më këmbëngulës në të ardhmen.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top