Nenexhiku, kjo barishte popullore, ka disa përfitime që përfshijnë trajtimin e dhimbjeve të kokës, humbje peshe dhe kundër të vjellave. Ajo përdoret po ashtu në trajtimin e astmës, humbjen e kujtesës dhe problemeve me lëkurën.
Përdorimi i rregullt i nenexhikut është shumë i dobishëm për pacientët e astmës, pasi është një relaksues i mirë dhe përmirëson frymëmarrjen.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi efektet që nenexhiku ka në vigjilencë dhe funksionin njohës. Ai zbuloi se njerëzit që shpesh përdorin çamçakëzët, në të cilët përbërësi kryesor aktiv është nenexhiku, kishin nivele më të larta të mbajtjes së kujtesës dhe vigjilencës mentale, sesa ata që nuk e kishin përdorur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.