Krahas mësimeve shpirtërore, Hildegard nga Bingen, një murgeshë gjermane benediktine e shekullit të dymbëdhjetë, doktoreshë e Kishës, ka shkruar vepra të mjekësisë dhe botanikës të frymëzuara nga vizionet e saj. Midis bimëve medicinale, trumza shquhet për virtyte të shumta. Sipas Shenjtores Hildegard, kushdo që ka një zemër të dobët dhe një stomak të sëmurë shpesh duhet ta konsumojë këtë bimë pa e gatuar dhe forca do t’i rikthehet. Kush është i trishtuar, do ta bëjë të lumtur.
Trumza, një ilaç për të qetësuar dhimbjen e stomakut
Trumza, e cila gjendet me bollëk në Mesdhe, është e njohur edhe si bima e Shën Julianit. E pasur me antioksidantë dhe minerale si hekuri, kalciumi ose magnezi, trumza ka virtyte të shumta mjekësore.
Kjo barishte lehtëson veçanërisht dhimbjet e stomakut, qetëson spazmat e tretjes dhe ju lejon të ekuilibroni florën e zorrëve në rast se jeni duke marrë antibiotikë ose jeni në proces gastroenteriti.
Efektive kundër stresit dhe lodhjes
Trumza është gjithashtu një antiseptik i shkëlqyeshëm. Në rast gripi ose dhimbje fyti rekomandohet përdorimi i saj në formën e çajit ose gargarë. Është gjithashtu një ilaç efektiv për stresin dhe lodhjen. E shkëlqyeshme për kthimin në formë, fizike dhe intelektuale.
Në kuzhinë, trumza është një nga “bimët e Provencës”. Tradicionalisht përdoret në gatimin e fasuleve dhe bishtajoreve të tjera të thata. I jep një aromë shumë delikate djathit të freskët të dhisë.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi aleteia.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.