FB

October 13, 2023 | 8:07

Nëse doni të shijoni jetën, mos i bëni këto gjëra në rrjetet sociale…

  1. Mos luani lojën e krahasimit

Facebook është vendi numër 1 për t’u humbur në orë konfrontimi me të tjerët (dhe ndoshta edhe foto të vjetra të vetes). Ky zakon na lejon të vazhdojmë modelet tona tinëzare të pasigurisë. Prandaj, përdorni Facebook-un për të motivuar veten vetëm duke pasur njerëz pozitivë dhe frymëzues në Feed-in tuaj.

  1. Mos i kaloni orët e ditës suaj në rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë një hapësirë virtuale, por nuk po përjeton jetën reale. Nuk e ushqen shpirtin tënd në të njëjtën mënyrë si prekja dhe bashkëveprimi i njeriut. Në vend që të kaloni orë të tëra në Facebook, dilni jashtë, kaloni kohë me familjen apo miqtë tuaj, bëni diçka që ju ndriçon.

  1. Mos e luaj lojën e fajit (mbi veten)

Rrjetet sociale janë një hapësirë ku shohim foto që janë redaktuar për të qenë në një mënyrë të caktuar. Mos e lejoni veten të bëheni viktimë bazuar në atë që shihni, si për shembull “Ky person ka diçka të tillë dhe unë jo. Jeta ime ta shpif.” Ju keni burimet brenda vetes për të fituar aftësi dhe për të festuar. Medito për bukurinë dhe pasurinë që ke në jetë.

  1. Mos i kushtoni vëmendje dramës

Bisedat fëminore nuk ndihmojnë askënd, sidomos kur janë online. Nëse jeni duke pasur një konflikt me dikë, telefonojini ose takoni personalisht. Vetëm për shkak se keni parë diçka që ju tronditi në Facebook apo kudo nuk do të thotë se ju duhet të mbani energji negative. Përdor dramën për të ngritur veten, jo për t’u përgjigjur dhe për të shfryrë zemërimin tënd me diçka tjetër ose duke praktikuar ndonjë sport.

  1. Mos hani ndërsa jeni duke qëndruar në rrjetet sociale

Ashtu si ngrënia gjatë shikimit të televizorit, snacking dhe të qenit aktiv në rrjetet social në të njëjtën kohë është një zakon i keq për shumicën e njerëzve. Ky zakon nuk është i drejtë.

  1. Mos e përdorni Facebook-un si një justifikim për të shmangur “daljen” dhe jetën e gjallë

Të jesh vërtet vetvetja është të duash veten në jetën reale. Sa më shumë të fshihesh pas një ekrani kompjuteri, aq më shumë mendon se nuk mjafton.

  1. Mos u bëj i rremë

Ji i sinqertë dhe rrethohu me ata që bëjnë të njëjtën gjë. Postoni foto natyrale të vetes. Sa më shumë të jesh vetvetja, aq më rehat do të ndihesh. Kjo është dashuri dhe pranim i vërtetë për veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top