Ne flasim shumë për rëndësinë e faljes dhe në fakt është një ndjenjë thelbësore të jetojmë shëndetshëm dhe të kemi një marrëdhënie të mirë me veten tonë të brendshme, por edhe me faljen duhet të jemi të rezervuar, sepse falja e tepërt mund të përfundojë duke dëmtuar jetën tonë.
Falja largon dhimbjen e shpirtit tonë dhe na lejon të fillojmë me shumë më tepër pozitivitet. Është një dhuratë që ne i ofrojmë mbi të gjitha vetvetes. Ajo hap rrugën për mundësi dhe na bën të ndjehemi mirë me veten. Sidoqoftë, disa njerëz nuk dinë ta përdorin me mençuri faljen dhe e bëjnë atë të ketë efektin e kundërt. Natyrisht, ne duhet të jemi në gjendje t’i falim njerëzit që ndonjëherë na lëndojnë, por duhet të vendosim kufij të shëndetshëm në mënyrë që falja të mos përfundojë si një mjet negativ.
Falja duhet të jetë e shëndetshme, ajo duhet të ndriçojë shpirtin tuaj, por gjithashtu t’i tregojë personit tjetër që nuk jeni i gatshëm të jetoni përsëri në të njëjtën situatë. Nuk është e thjesht të falësh dhe të pretendosh që asgjë nuk ka ndodhur, është e nevojshme të vendosësh kufij që ruajnë integritetin tënd. Nëse fal, por nuk angazhohesh të ndryshosh, ai do të dijë se gjërat nuk do të ndryshojnë, se do të vazhdosh të pranosh gjithçka që bën dhe ai do mësohet të mos të respektojë ty.
Aq sa duam të jemi të mirë me njerëz që nuk krijojnë probleme, duhet të jemi në gjendje të vendosim rregulla dhe kufij në marrëdhënie, për të mirën tonë. Falja është e bukur dhe transformuese, por vetëm nëse përdoret në mënyrën e duhur. Mos lejoni që njerëzit e tjerë të abuzojnë me dëshirën tuaj, empatinë dhe mirësinë. Mos lejoni që dikush t’ju trajtojë keq, ngrini zërin tuaj, mbrohuni, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë atë për ju. Nëse në jetën tuaj ekziston dikush që ju lëndon vazhdimisht, është detyra juaj ta zgjidhni këtë situatë. Mbroni veten, lumturinë tuaj, lirinë dhe mirëqenien. Nëse vazhdoni të falni dhe ulni kokën, asgjë nuk do të ndryshojë.
Kujtesë: vendosja e kufijve nuk është e gabuar ose e ekzagjeruar, thjesht tregon se e vendosni veten të parën dhe nuk pranoni një marrëdhënie në të cilën nuk ka respekt. Kjo do të sjellë rreth jush vetëm njerëzit më të mirë, ata që me të vërtetë duan të jenë pranë jush, duke sjellë shoqëri dhe lumturi në jetën tuaj.
Mos lejoni që dikush të mësohet të mos ju respektojë, vlerësojeni gjithmonë veten sepse ju jeni të rëndësishëm!
Burimi / https://vibee.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.