Këshilla & Arsye

September 14, 2017 | 9:17

Nëse je pak i vetmuar fajtore është inteligjenca juaj

Nëse je pak i vetmuar, ke pak miq të vërtetë dhe nuk je tamam një ‘flutur shoqërore’, duhet të fajësoni zgjuarsinë që keni. Sipas një studimi të publikuar në Journal British of Psychology, njerëzit që janë shumë inteligjentë kanë tendencë të kenë një rreth më të vogël miqsh. Ata kërkojnë ndërveprim social më rrallë, por kënaqësia e tyre jetësore rritet përmes kësaj strategjie.

1

Studimi

Hulumtuesit kryesorë Satoshi Kanazawa dhe Norman Li shpjeguan se për ata që kërkojnë lumturi, strategjia “I vetmi në pyll” mund të ndihmojë. Hulumtimi i tyre tregoi se qeniet njerëzore janë më të lumtur kur jetojnë në zona që janë më pak të populluara. Ata gjithashtu gjetën se lumturia e një personi rritet kur një përqindje më e madhe e ndërveprimeve të tyre shoqërore janë me të dashurit, në krahasim me miqtë apo të njohurit e rastësishëm.

Shumica e pjesëmarrësve në studim raportuan një nivel më të lartë lumturie kur ata kishin një ndërveprim më të shpeshtë shoqëror. Një grup nuk e bëri. Pjesëmarrësit në grupin shumë inteligjent raportuan një efekt të kundërt kur u ballafaquan me situata sociale. Studiuesit shpjeguan, “Individët më inteligjentë përjetojnë kënaqësi më të ulët të jetës me shoqërimin më të shpeshtë me miqtë”.

Hulumtuesi Carol Graham shpjegon: “Këto të dhëna sugjerojnë (dhe nuk është befasi) se ata që kanë më shumë inteligjencë dhe aftësinë për ta përdorur atë, kanë më pak gjasa të kalojnë shumë kohë duke u shoqëruar sepse janë të përqendruar në një objektiv tjetër afatgjatë.”

Me fjalë të tjera, njerëzit me inteligjencë kanë tendencë të përdorin kohën e tyre për të zgjidhur problemet mbi të cilat punojnë.

Njerëzit me inteligjencë më të lartë mund të evoluojnë përtej nevojës për të bashkëvepruar me grupet e njerëzve për mbijetesë. Kjo është arsyeja pse mbledhjet shoqërore nuk janë më të lidhura me lumturinë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top