Ne flasim shumë për rëndësinë e faljes, dhe në fakt është një ndjenjë thelbësore për të jetuar shëndetshëm dhe për të pasur një marrëdhënie të mirë me veten tonë të brendshme, por edhe me faljen duhet të jemi të rreptë dhe të mençur sepse teprimi, mund të përfundojë duke dëmtuar jetën tonë.
Falja na lehtëson dhimbjen e shpirtit dhe na lejon të fillojmë me shumë më tepër pozitivitet. Është një dhuratë që ia ofrojmë mbi të gjitha vetes. Ajo hap rrugën për mundësitë dhe na bën të ndihemi mirë me veten.
Megjithatë, disa njerëz nuk dinë si ta përdorin me mençuri faljen dhe e bëjnë të ketë efektin e kundërt.
Është e qartë se duhet të jemi në gjendje t’i falim njerëzit që ndonjëherë na lëndojnë, por duhet të vendosim kufij të shëndetshëm, në mënyrë që falja të mos përfundojë duke qenë një mjet negativ.
Falja duhet të jetë e shëndetshme, duhet të ndriçojë shpirtin tënd, por gjithashtu t’i tregojë personit tjetër se nuk je i gatshëm të jetosh përsëri në të njëjtën situatë. Nuk është vetëm të falësh dhe të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhur, duhet të vendosësh kufij që të ruajnë integritetin.
Nëse fal, por nuk angazhohesh të ndryshosh me personin tjetër, ai do ta dijë se gjërat nuk do të jenë kurrë të ndryshme, se do të vazhdosh të pranosh çdo gjë që bën ai dhe të mësohesh që të mos të të respektojë.
Sado që ne duam të jemi njerëz më të lehtë që nuk e vënë çdo gjë në telashe, ne duhet të jemi në gjendje të vendosim rregulla dhe kufij në marrëdhëniet për të mirën tonë. Falja është e bukur dhe transformuese, por vetëm kur përdoret në mënyrën e duhur.
Mos lejo që të tjerët të abuzojnë me dashamirësinë, empatinë dhe mirëdashjen tënde.
Mos lejo askënd të të trajtojë keq, trego zërin tënd, mbrohu, sepse me siguri askush tjetër nuk do ta bëjë për ty.
Nëse në jetën tënde ka dikë që të lëndon vazhdimisht, është detyra jote ta zgjidhësh këtë situatë. Mbroje veten, lumturinë, lirinë dhe mirëqenien tënde. Nëse vazhdon të falësh dhe të përkulësh kokën, asgjë nuk do të ndryshojë.
Kuptoni: vendosja e kufijve nuk është e gabuar ose e ekzagjeruar, thjesht tregon se vini veten në vend të parë dhe nuk pranoni një marrëdhënie në të cilën nuk ka respekt. Kjo do të sjellë vetëm njerëzit më të mirë rreth jush, ata që me të vërtetë duan të jenë në anën tuaj, duke sjellë shoqëri dhe lumturi.
Mos lejo askënd të mësohet me mosrespektimin ndaj teje. Gjithmonë vlerësoje veten, sepse je i/e rëndësishme!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.