FB

September 3, 2021 | 8:10

Nëse psikoterapia do të ishte një ombrellë, do të kishte dhjetëra qasje të ndryshme.

Çdo qasje psikoterapeutike i përket një sfondi më të gjerë teorik. Mund të themi se kategoritë kryesore të psikoterapisë janë:

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

1.Psikodinamika (p.sh. psikoanaliza, terapi e shkurtër psikodinamike, terapi psikodinamike e familjes, etj.)

2.Sjellja/Behavioral (p.sh. terapia njohëse-sjellëse, desensibilizimi sistematik, terapia dialektike e sjelljes, etj.)

3.Njohëse (p.sh. terapia e përpunimit njohës, terapia dialektike e sjelljes, etj.)

4.Humanitare (p.sh. terapia me në qendër klientin, terapia ekzistenciale, terapia gestalt, etj.)

5.Sintetike, në të cilën karakteristika nga shumë qasje janë të përziera, në varësi të nevojave të secilit individ.

6.Terapia The play / Terapia e lojërave i përket kategorisë humanitare dhe është një terapi lojërash me në qendër fëmijën.

Kjo do të thotë që trajtimi vazhdon rreptësisht me ritmin e fëmijës, nuk ka presion për ndryshim dhe terapisti i lojës nuk ekziston si një “specialist”, por si një lehtësues në zhvillimin e individit, në të cilin siguron një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillim për të fuqizuar individin.

Terapia e lojrave është e njohur për aplikimin e saj kryesisht tek fëmijët dhe adoleshentët 3-12 vjeç, por literatura tregon se ajo aplikohet edhe tek adoleshentë më të rritur, të rriturit dhe të moshuarit. Mund të aplikohet individualisht dhe në grup.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top