Në fokus

October 31, 2019 | 9:35

Nëse të tjerët flasin keq për ju, pas shpinës tuaj, janë aty ku duhet të jenë…pas jush

Në jetë, gjithmonë do të takohemi me dikë që dëshiron të na godasë pas shpine: disa njerëz do të na lëndojnë shumë më tepër se të tjerët, duke tradhtuar besimin tonë dhe pritjet që kishim për ta. Sidoqoftë, dhurata më e madhe që mund të bëni është t’i mbani këta persona larg jetës tuaj të përditshme dhe t’i lini ata pikërisht aty ku duhet të jenë: pas jush.

Ka njerëz, qëllimi i vetëm i të cilëve duket se është t’i vendosë të tjerët në një dritë të keqe, veçanërisht ata që shkëlqejnë me dritën e tyre. Pavarësisht nëse është zilia apo faji, këta individë gjithmonë do të tentojnë të dëmtojnë jetën e të tjerëve. Nëse jeni të vetëdijshëm për këtë, mbajeni kokën lart dhe jini superiorë.

Shumë shpesh, baza e sjelljes së atyre që flasin prapa krahëve është zilia dhe zhgënjimi. Gjëja më e keqe është kur këtë e bëjnë njerëzit që mendonit se ishin miq. Zbulimi nuk do ju dëmtojë aspak, nëse bëheni të vetëdijshëm për faktin se jeta juaj do të jetë e lirë nga ata që nuk e vlerësojnë atë.

Sjellja e këtyre njerëzve shpesh tregon dobësi dhe mediokritet që ekspozohet saktësisht përmes të folurit keq dhe përhapjes së helmit në jetën e të tjerëve. E vërteta është se ata që veprojnë pas krahëve të të tjerëve do të qëndrojnë gjithmonë aty ku duhet të jenë, një hap prapa nga ata që veprojnë nën dritën e diellit.

Dhurata më e madhe që mund t’i jepni vetes është të jetoni jetën që keni ëndërruar gjithmonë, të formuar nga lumturia dhe kënaqësia. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani larg njerëzit që mbartin vetëm negativitet. Lënia e këtyre njerëzve pas është mënyra më e mirë për të mos u mbërthyer në situata të këqija, që prishin qetësinë e zemrës dhe paqen. Lini ligësinë pas jush, ky është i vetmi vend ku duhet të jetë.

 

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top